Si e mendojnë meshkujt femrën ideale

Life style

Si e mendojnë meshkujt femrën ideale

Më: 27 janar 2023 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Idealet e bukurisë ndryshojnë, por ky është vetëm një nga faktorët që e bëjnë femrën ideale. Femra ideale është mit, sigurisht, por gjithsesi nuk është keq që ndonjëherë të futemi në kokën e mashkullit dhe të shikoni se çka dëshirojnë ata në të vërtetë dhe për çka ëndërrojnë kur mendojnë për femrat.

Pikërisht këtë mendim ka pasur edhe ekipi nga “Men’s Health” kur ka mbledhur rezultatet e hulumtimeve shkencore dhe ka krijuar pamjen e femrës ideale sipas fantazive të meshkujve modernë.

Por, le të kalojmë në temë. Për fillim, aty sigurisht janë gjinjtë e mëdhenj dhe këmbët e gjata, në mes tyre ijët e ngushta, dhe besoni apo jo, por shumë e rëndësishme është që femra ideale të ketë shputa të vogla.

Duhet të jetë e buzëqeshur, gjithmonë të qeshet me shakatë e mashkullit të vet dhe për çudi të ketë flokë ngjyrë kafe. E dëshirueshme është të mbajë rroba të kuqe dhe buzëkuq të kuq.

Ndoshta tingëllon çuditshëm, por me ndryshimin e kohërave, femra ideale duhet të jetë edhe e arsimuar, inteligjente, e prirë për të ndërtuar karrierë dhe për të bërë para.

Si relikt i të kaluarës megjithatë ka mbetur averzioni ndaj femrave që fitojnë më shumë se meshkujt dhe ushqejnë apo mbajnë familjen.

Në fund të fundit duket që meshkujt megjithatë evoluojnë, pavarësisht se çfarë thotë shkenca për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat