Njerëzit po bashkojnë rimelin me shkëlqyes buzësh për të krijuar këtë produkt dhe funksionon!

Life style

Njerëzit po bashkojnë rimelin me shkëlqyes buzësh për të krijuar këtë produkt dhe funksionon!

Më: 28 janar 2023 Në ora: 06:21
Ilustrim

TikTok dhe trendet e tij të çuditshme të bukurisë nuk kanë ndërmend të mbarojnë.

Tani e ka radhën bashkimi i një rimeli me një shkëlqyes buzësh për të krijuar, një buzëkuq/shkëlqyes buzësh në ngjyrë të zezë.

Krijuar nga artistja e grimit Maryna Molchanova, truku përfshin zhytjen e një furçe rimeli në një shkëlqyes buzësh për të marrë kombinimin e përftuar.

Njerëzit në TikTok thonë se “funksionon”, ndërsa të tjerë thonë se ngjyra përfundimtare i përngjan më shumë grisë.

Sido që të jetë, nëse keni një rimel të vjetër dhe një shkëlqyes që nuk para e përdorni – mund të eksperimentoni me të dy për të parë si do dukeshit me një buzëkuq të zi, pa blerë në të vërtetë një buzëkuq të zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat