Si t’i arrini objektivat që keni vendosur për vitin e ri

Life style

Si t’i arrini objektivat që keni vendosur për vitin e ri

Më: 28 janar 2023 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Jemi në periudhën, ku ashtu si në shtator, shënohen qëllimet për vitin që sapo ka filluar, dhe të cilat nuk janë ndoshta as të reja. Në fakt në shumë raste, ato janë vetëm përsëritje e atyre të viteve të kaluara, të cilat kanë mbetur të parealizuara. 

Po cili është sekreti për të arritur objektivat që i keni caktuar vetes për vitin e ri? Cilatdo qofshin ambiciet tuaja, ekspertët Piter Heslin, Loren A.Kiting dhe Ute-Kristin Klehe, rekomandojnë 12 mënyra për të rritur shanset për t’i arritur ato, të organizuara në 4 makro-kategori. 

1. Organizim dhe hedhje e hapave të vegjël

Le t’ia nisim nga bazat, pra të vendosim synimet që synojmë të arrijmë, duke i ndarë ato  sipas llojit:të sjelljes, të mësuarit apo të performancës. Ekspertët thonë se do të ishte e përshtatshme – nëse flasim për sjellje që duhen modifikuar – që ato të përputhen me qëllimin e performancës, të mbështeten tek aktivitetet që duhet të përsëriten me kalimin e kohës, dhe të përfitojnë nga sugjerimet e një eksperti të fushës. 

Kalimi nga teoria në praktikë:për shembull dëshira për të ndryshuar punë do të thotë të kuptosh atë që dëshiron dhe të punosh për arritjen e saj, të përditësosh CV-në, ta krahasosh veten me njerëzit e tjerë, dhe të aplikosh për oferta të ndryshme pune. Këto veprime duhenpërsëritur me kalimin e kohës, pa u dorëzuar. 

Po ashtu këshillohet mbështetja tek dikush që di më shumë se sa ne. Gjatë rrugëtimit tuaj këtë vit është e rëndësishme të vendosni nën-objektivat, pikat e ndërmjetme midis pikës së fillimit dhe mbërritjes, për të krijuar një ide mbi  përparimin e bërë, shpejtësinë me të cilën 

po përparoni, dhe që të kuptoni nëse dhe si është e nevojshme të rregulloni qëlliminpërfundimtar. Ky aspekt jo më pak i rëndësishëm, ndihmon në zhvillimin e vetëvlerësimit, duke e përforcuar idenë se me hapa të vegjël mund të arrihen edhe synimet më të vështira.

2. Pa motivim nuk ka përparim

Përkushtimi ndaj diçkaje është më i lehtë nëse ajo diçka ka rëndësi, pra nëse motivimi është i fortë dhe në përputhje me vlerat personale (ekspertët flasin për vetë–përputhje). Përcaktimi se ku duhet të shkojmë, bazuar në përfitimet që do të kishim nëse arrijmë një synim të caktuar, e nxit vendosmërinë e nevojshme për të arritur atje. 

Një nga këshillat është të realizoni udhëtimin për të arritur një qëllim emocionues, ndoshta duke e kthyer atë në një lloj loje. Referenca është për të gjitha sistemet – si distinktivët, por edhe klasifikimet – që vërtetojnë arritjen e një qëllimi, qoftë edhe të pjesshëm. 

Aplikacionet e fitnesit e kanë adoptuar këtë metodë prej disa kohësh, me sfida dhe distinktivë të fituar pas përfundimit të aktiviteteve të ndryshme, qoftë 10 km vrap apo 4 orë stërvitje brenda dy javësh, si dhe me çmime që e shpërblejnë performancën e përmirësuar me kalimin e kohës. 

Dhe mos harroni që në çdo rast të besoni tek vetja tuaj, theksojnë ekspertët, duke festuar fitoret e vogla, duke mos përçmuar reagimet dhe opinionet e të tjerëve, dhe duke e ndryshuar këndvështrimin tuaj edhe në mënyrën se si mendoni për veten. Një shembull për të gjithë? Le të mos përqendrohemi tek termi “ jemi shumë të moshuar”, por tek përvoja e grumbulluar.Nuk duket si diçka revolucionare, por funksionon.

3. Bëni plane por edhe pushoni

Krijimi i shprehive aty ku nuk kanë qenë, momentet e përkushtuara për të kryer veprime që synojnë qëllimet tuaja,ju ndihmon që t’i arrini ato. Këshilla e ekspertëve është të lidhni midis tyre veprimet e ndryshme:për shembull ecja për disa minuta pas ngrënies. 

Megjithatë, gjatë këtij procesi është e rëndësishme të sigurohet hapësira e përshtatshme për momente pushimi:të fjeturit gjumë, kalimi i kohës me miqtë, ecja, loja, të shkruarit, janë aktivitete që e ndihmojnë njeriun të ripërtërijë energjitë e tij.

4. Mësoni të kapërceni gabimet

Këshilla ndoshta më e vlefshme është ajo që ka të bëjë me menaxhimin e gabimeve, krizave dhe momenteve në të cilat njeriu rrezikon të humbasë. Sekreti mund të jetë të lëvizim para kohe, duke imagjinuar në kohë se çfarë mund të na distancojë, dhe për rrjedhojë si të reagojmë. 

Këshilla e vjetër për të ç’aktivizuar njoftimet e mediave sociale i përshtatet këtyre, po ashtuedhe kultivimi i një vizioni konstruktiv, duke u fokusuar tek mundësitë për t’u përmirësuar nga gabimet që mund të bëhen në mënyrë të pashmangshme gjatë rrugës. / Galileo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat