Këto pesë shenja të zodiakut puthin më së miri

Life style

Këto pesë shenja të zodiakut puthin më së miri

Më: 28 janar 2023 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Puthja më e paharrueshme është ajo që na jep një person me të cilin jemi marrëzisht të dashuruar. Sipas astrologëve, megjithatë, një rol luan edhe shenja e tij, pasi disa pjesëtarë të zodiakut e kanë më të zhvilluar këtë “talent”.

Dashi : Ai puth mirë sepse dëshiron shumë të na puthë. Ai kurrë nuk do të pretendojë: Ai do t’i japë zemrën dhe shpirtin e tij një puthjeje.

Demi : Një shenjë e lidhur pazgjidhshmërisht me pasionin, konsiderohet ekspert në seks dhe puthje, të cilave do t’i kushtojë kohë dhe vëmendje. Nuk do të ishte ekzagjerim të thuhet se ai ka një talent të lindur për të.

Gaforrja : Ai di të sharmojë dhe është e vështirë që dikush t’i rezistojë puthjes së tij. Dhe nëse në fund nuk reziston, nuk do të pendohet: Do të jetë një gjest plot dashuri dhe romancë, i cili mund të përfundojë në varësi.

Luani : Luanët kanë aftësi mbresëlënëse në të gjitha fushat, veçanërisht në ato të dashurisë dhe pasionit, duke mos bërë përjashtim edhe puthjet. Një Luan nuk do të na puthë nëse nuk dëshiron vërtet, kështu që puthja e tij do të jetë e paharrueshme.

Akrepi : Akrepit nuk i pëlqen veçanërisht puthja. Ai i trajton si një sfidë, si një pararojë e seksit të nxehtë, për të cilin është vërtet i zoti. Kështu që ai do të bëjë çmos për të na përgatitur për gjërat më të mira që do të vijnë dhe nuk do të na zhgënjejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat