Ç’të bëni kur harroni të hidhni antidjersë

Life style

Ç’të bëni kur harroni të hidhni antidjersë

Më: 31 janar 2023 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Të gjithëve mund të na ndodhë të dalim nga shtëpia me nxitim dhe të harrojmë atë që s’duhet kurrsesi ta harrojmë. Hedhjen e antidjersës! Do të rrini gjithë ditën jashtë, pas pune keni një takim, temperaturat nuk janë në favorin tuaj dhe kurrë si dihet kë mund të takoni gjatë rrugës. Pra, të duhet patjetër të ndiheni e pastër, e padjerësitur dhe e freskët. Si t’ia bëni?

Ju duhet vetëm një dezinfektues duarsh, që prej mujash me siguri nuk mungon kurrë në çantën tuaj. 

Çfarë të bëni me të?

E mira është të jetë një dezinfektues pa aromë, por sidoqoftë, edhe llojet e tjera do t’ju ndihmojnë. Aplikoni disa pika në sqetull dhe lëreni pak sekonda sa të thahet nga ajri.

Pse është zgjidhje funksionale?

Era e trupit shkaktohet nga bakteret dhe duke qenë se alkooli (një nga përbërësit kryesorë të dezinfektuesit) i vret bakteret, shanset që të ndjeni aroma të pakëndshme janë shumë të pakta.

Me pak fjalë, një tjetër arsye madhore për të mos e ndarë kurrë antibakterialin nga duart dhe çanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat