A guxojnë macet dhe qentë të hanë palapeta?

Life style

A guxojnë macet dhe qentë të hanë palapeta?

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

Nëse jeni pronar i ndonjë kafshe, me siguri se keni krijuar një lidhje të veçantë emocionale dhe mundoheni ta trajtoni sa më mirë atë

Por, çfarë nëse ndonjëherë dëshironi ta trajtoni aq mirë sa t’ia dhuroni për t’i ngrënë palapetat tuaja? 

A është kjo gjë e sigurt?

A guxojnë qentë të hanë palapeta?

Marc Abraham, ekspert i kafshëve, thotë se palapetat janë krejtësisht në rregull për t’u konsumuar nga qentë, përderisa u jepen qenve vetëm herë pas here për raste të veçanta.

Sidoqoftë, palapetat nuk guxojnë të përmbajnë çokollatë, rrush të thatë, rrush apo çdo gjë që përmban xylitol, sepse mund të jenë helmuese për qenin.

Po macet, a guxojnë të hanë palapeta?

Njësoj sikurse me qentë, edhe macet mund të konsumojnë pak palapeta, por duhet ta bëjnë shumë rrallë dhe me masë të vogël.

Reklama

Megjithatë, nuk duhet ta teproni që t’i ushqeni kotelet (macet e vogla) me palapeta sepse macet kanë jotolerancë ndaj laktozës, andaj sistemi tretës i tyre nuk din çfarë të bëjë me sasi të mëdha të palapetave.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat