Kjo hile do t’ju shpëtojë nga këpucët që ju vrasin

Life style

Kjo hile do t’ju shpëtojë nga këpucët që ju vrasin

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Një nga problemet më bezdisëse pas shiut:këpucë dimërore që të ngushtojnë dhe vrasin! Sidomos nëse këpucët tuaja janë të reja, ka shumë gjasa ta ndjeni këmbën e plagosur dhe askush s'e ka qejf atë ndjesinë që e njeh mirë.

Prandaj jemi këtu, për t'ju treguar ca hile që do t'ju ndihmojnë të shpëtoni nga dhimbjet stresuese që shkaktojnë këpucët e ngushta. Derisa të jenë zgjeruar provoni hilen në vijim:

Merrni alkool farmacie, shtojini ujë (50 % ujë, 50% alkool) dhe mbushni një shishe me tapë sprucuese. Njomni pjesën e brendshme të këpucëve, dhe vishini me çorape të trasha. Mbajini derisa të ndjeni se janë tharë. Kjo metodë funksionon me çdo lloj këpuce të zakonshme.

Mund të përdorni edhe një tharëse për t'i tharë ato më shpejt. Në këtë mënyrë, lëkura e këpucës zbutet duke e bërë më të thjeshtë zgjerimin. Kështu, tejkaloni fazën më të vështirë të fillimit të stinës së shirave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat