Praktika bukurie nga e gjithë bota që duhet t’i kopjoni

Life style

Praktika bukurie nga e gjithë bota që duhet t’i kopjoni

Më: 15 mars 2023 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

E imagjinoni veten duke u larë në qumësht? Kjo praktikë bukurie e inspiruar nga Kleopatra, është akoma e zakonshme për shumë gra në Egjipt. Po sikur rutina juaj për kujdesin ndaj lëkurës të ketë 10-15 hapa – si në mëngjes ashtu edhe në mb nëmje – si trajtimet tipike në Kore?

Çdo shoqëri ka traditat e veta të bukurisë, edhe pse mund të duken të çuditshme për të huajt. Gjithsesi, hidhni një sy praktikeve të bukurisë që mund t’ju frymëzojnë t’i bëni pjesë të rutinës tuaj.

Hamam quhet ndryshe “banjë allaturka” apo “banjë me ujë të nxehtë” në vendet arabe, ku para se të shpikeshin pajisjet hidraulike, njerëzit shkonin dhe laheshin njëherë një javë këtu. Çdo fshat kishte një të tillë. Nuk ishte një vend vetëm për t’u pastruar, por edhe një vend social, ku gratë kishin mundësi të flisnin me njëra-tjetrën, të argëtoheshin, të ndanin shqetësimet apo dyshimet etj.

Edhe pse shumë njerëz në këtë vend nuk i besojnë më hamamit për qëllime higjiene, praktika vazhdon. Një nga hamamet më të famshme është “Haseki Hürrem Sultan” në Stamboll, e ndërtuar në vitin 1556.

“Arti i larjes është një mënyrë jetese këtu”, thotë Stephanie Flor, eksperte globale e bukurisë.

Gratë akoma pastrohen dhe lahen nga koka deri tek gishti i këmbës në dyshemetë prej mermeri, një mënyrë kjo që shërben përveçse për t’u pastruar,e dhe për t’u relaksuar.

Rezultati: Lëkurë tepër e butë dhe e pastër.

Do të ndiheni si një mbretëreshë nëse do të keni ndonjëherë shans të bëni trajtim bukurie në Indonezi.

Rituali tradicional i bukurisë në këtë vend quhet trajtimi Lulur, që përdor shafran Indi dhe erëza të tjera për të krijuar një skrub për pastrimin, butjen dhe dhënien shkëlqim të lëkurës.

Shafrani i Indisë njihet për vetitë pastruese, anti-inflamatore dhe antioksiduese. Ja si të përgatisni një maskë për fytyrën me shafran dhe kos!

Kujdesi ndaj lëkurës në Kore

Gratë koreane shpenzojnë më shumë se një orë duke aplikuar 10-15 produkte kozmetike çdo mëngjes dhe mbrëmje. Pse kaq gjatë? Së pari, trendi “pastrim i dyfishtë” është shumë i përhapur në këtë vend: gratë koreane e lajnë fytyrën dy herë, në fillim me një pastrues me bazë vajin, pastaj me një tjetër me bazë ujin, për t’u siguruar që të heqin të gjithë grimin dhe produktet kozmetike të aplikuara në fytyrë.

Vaji i kokosit ka filluar të përdoret gjerësisht në të gjithë botën si produkt kozmetik. Për këtë duhet të falënderoni Tanzaninë, në Afrikën Lindore. Në këtë ishull të vogël janë bashkuar 3 kultura të ndryshme, myslimanë, afrikanë dhe vendet arabe.

Afrikanët njihen për lëkurën e tyre të bukur, ndërsa gratë myslimane mësojnë që fëmijë se si të përgatisin vaj kokosi për lëkurën, në mënyrë që të mbrohen nga dielli dhe largojnë njolla të ndryshme. Ato e përdorin gjithashtu vajin e kokosit edhe tek produkte të tjera, si një përbërës kyç tek sapunët e bërë me dorë.

Bukuri “pa shumë mundim” në Francë

Ku mund të jetë bukuria botërore pa Francën? Ky shtet njihet për produktet më të mira në botë, duke filluar nga parfumet  e jashtëzakonshme deri tek maskat më të mira për fytyrë dhe flokë.

“Kemi maska për gjithçka: pastruese, hidratuese, detoksikuese, kundër plakjes. Gjyshet na kanë rekomanduar gjithmonë maskat me mjaltë dhe të bardhë veze. Maska nuk duhet të konsiderohet vetëm si një element i domosdoshëm bukurie, por edhe si kohë që ia kushton vetvetes apo një moment kënaqësie”, thotë Flor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat