Ja me cilat shenja astrologjike nuk mund të krijoni kurrë një lidhje

Life style

Ja me cilat shenja astrologjike nuk mund të krijoni kurrë një lidhje

Më: 24 mars 2023 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Në dashuri askush nuk është i aftë të parashikojë nëse një lidhje do zgjasë apo jo, por ajo që është e sigurtë është se jo të gjithë mund të merren vesh me njëri-tjetrin. Zbuloni shenjat me të cilët nuk mund te përputheni dot.

Dashi

Dashët kanë nevoje për energji dhe për veprim për të pasur një jetë të mirë. Me një gaforre ata nuk mund të përshtaten dot. Këta të fundit janë ëndërrimtare dhe kjo gjë i tmerron. As me një bricjap nuk mund te përputhen dashët, pasi ata janë shumë konformistë dhe të ashpër.

Demi

Demat nuk mund ta imagjinojnë dot të krijojnë lidhje me një luan. Ata nuk e durojnë dot autoritetin natyral të kësaj shenje dhe as temperamentin e ashpër. As me një person të shenjës së ujorit nuk mund t’iu ecë lidhja, pasi këta të fundit janë shumë origjinalë dhe ëndërrimtarë.

Binjakët

Në një lidhje, binjakët kërkojnë aventura dhe partneri nuk duhet të ketë frikë nga asgjë e nga ana tjetër duhet t’i ndjekë kudo. Me një peshk gjërat nuk mund t’iu ecin pasi personat e kësaj shenje janë shumë të ndjeshëm dhe emotivë.

Gaforrja

Në dashuri gaforret japin trupin dhe shpirtin e tyre. Romantikë dhe të devotshëm, ata presin edhe nga partneri dashuri me shumicë. Dashët nuk mund t’iu përshtaten asnjëherë, por as peshoret e paqëndrueshme.

Luani

Ashtu si demat edhe luanët janë ambiciozë, por sërish këto dy shenja nuk përputhen. Luanët e kanë frikë kokëfortësinë e demave. As me një akrep nuk mund të përputhen personat e kësaj shenje pasi ata janë provokues dhe manipulues.

Virgjëresha

Virgjëreshat kërkojnë gjithë kohës qëndrueshmëri në një lidhje kështu që partneri duhet të dijë t’i joshë me delikatese. Luanët nuk i bindin aspak, por as shigjetaret që sipas tyre janë shumë spontane dhe aventuriere.

Peshorja

Duke qenë se nuk kanë shumë besim tek vetja, peshoret kërkojnë dike që të dijë t’iu ofrojë siguri dhe rehati. Ata nuk mund të përputhen me një gaforre kapricoze dhe as me një bricjap të ftohtë dhe të ashpër.

Akrepi

Misterioze në shpirt, akrepat nuk mund të përshtatet me luanët dhe me ujorët. Ata preferojnë shkëmbime intelektuale dhe psikologjike, çka nuk mund t’i arrijnë me këto dy shenja.

Shigjetari

Duke qene aventurierë dhe spontanë, shigjetarët nuk e pëlqejnë aspak rutinën. Partneri duhet t’i ndjekë gjithmonë edhe në peripecitë që mund të kalojnë. Me një virgjëreshë ata nuk mund të përputhen aspak dhe nuk mund të krijojnë kurrë një lidhje.

Bricjapi

Bricjapët janë të qetë dhe serioze kështu që në një lidhje kërkojnë qëndrueshmëri dhe qetësi. Me dashët energjike ata nuk mund të përshtaten dot.

Ujori

Realizmi i madh i demave është tërësisht e kundërta e ujorëve, prandaj këto dy shenja nuk mund të krijojnë kurrë një lidhje të mire. Edhe me shigjetarët agresive dhe të paparashikueshëm, ujorët nuk përputhen.

Peshqit

Peshqit besojnë në historitë e mëdha të dashurisë, ato që shikojnë edhe nëpër filma. Tejet idealistë ata nuk mund të përshtaten kurrë me karakterin e pavarur të shigjetarëve dhe as me pragmatikët binjakë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat