MOS shpenzoni më, mjaftojnë këto 3 maska me vaj ulliri për të patur flokët e ëndrrave

Life style

MOS shpenzoni më, mjaftojnë këto 3 maska me vaj ulliri për të patur flokët e ëndrrave

Më: 25 mars 2023 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Mbas suksesit të formulës për Detox Sa efekt kanë lëngjet detox? Nutricionistja Diola Dosti tregon sekretin për rezultate 100% të suksesshme,të dhënë nga nutricionistja Diola Dosti, vendosëm t’i drejtoheshim përsëri për të marrë disa këshilla për flokët. Disa prej nesh vuajnë nga humbja, hollimi apo vështirësia për të rritur flokët.

Disa të tjera duan vetëm t’i mbrojnë nga dielli apo nga dëmtimet e shumta, prandaj për të gjitha këto, ndiqni këshillat e Diolës, që thotë se: ”  Një studim nga International Journal of Trichology, 2015, tregoi se vajrat si ai i ullirit, kokosi apo jojoba, mund të luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e flokut nga dëmtimi. Kjo falë  acideve yndyrore dhe antioksidantëve të gjendur në vaj”. Duke parë që vaji i ullirit jo vetëm që është më i dashuri, por dhe më i gjenduri në shtëpitë tona, maskat që Diola propozon kanë pikërisht këtë përbërës kryesor: vajin e ullirit. 

Vaj ulliri me mjaltë: 3 lugë gjellë me vaj ulliri + 1 lugë gjelle me mjaltë.

Kjo pastë  e përfituar aplikohet në flokët të thatë, mbasi i kemi ndarë ato në seksione të ndryshme. Pas aplikimit të maskës, flokët mbështillen me një qese dhe më pas me një peshqir. Maska për flokët duhet mbajtur 30-90 minuta. Nëse ju keni flokët të thatë, kjo maskë rekomandohet të praktikohet dy herë në javë, ndërkohë që flokët e yndyrshëm e kanë të mjaftueshme një herë më pak.

Vaj ulliri me banane: 3 lugë gjellë vaj ulliri +1 banane

Prezenca e kaliumit në banane, ndihmon në parandalimin e rënies së flokut, Një banane e shtypur ( pa lëkurë) dhe një lugë gjellë vaj ulliri janë përbërësit e kësaj maske.  Pasta e përfituar shpërndahet në flokët e thatë mbasi i kemi ndarë në seksione të ndryshme flokët. Koha e mbajtjes së maskës vlen si në rastin e parë, nga 30-90 minuta.

Vaj ulliri me kos dhe vezë: 3 lugë gjellë vaj ulliri+ 1 lugë kos+ vezë 

Maska e tretë që ka gjithashtu si përbërës kryesor vajin e ullirit, ndryshon përbërjen vetëm te sasia e vezëve. Personat me flokë të thatë duhet të vendosin 2 të verdha veze, personat me flokë të yndyrshëm duhet të vendosin dy të bardha veze, ndërkohë që personat me flokë normal duhet të vendosin një vezë të plotë. Aplikimi kryhet si në maskat e tjera, në flokë të thatë dhe mbasi jemi kujdesur që flokët t’i ndajmë në seksione të ndryshme. Maska me vaj ulliri, kos dhe vezë mbahet nga 30-90 minuta, duke u kujdesur që të mbështjellim flokët me një qese dhe me pas me peshqir. Paçi flokë sa më të shëndetshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat