Pse të tjerët janë të lumtur dhe unë jo?

Lifestyle

Pse të tjerët janë të lumtur dhe unë jo?

Më: 30 mars 2023 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Përshëndetje! Do të doja të dija, pse shoh që të tjerët nuk kanë mendime, dyshime. Ata i shoh të lumtur, ndërsa veten time jo.

Përgjigje: Përshëndetje! Që të tjerët janë të lumtur dhe nuk kanë mendime apo dyshime është perceptimi juaj. Është e vërtetë që jetojmë në një botë që në mënyra të ndryshme na shtyn të mohojmë apo fshehim emocionet negative, nga ana tjetër nuk është e vështirë të kuptosh se nën sipërfaqe shumica e “të tjerëve” kanë shqetësime, dhimbje, arsye ndaj pakënaqësive. Atëherë bëhet pyetja se, sa e madhe është pakënaqësia juaj që nuk mund ta shihni atë të të tjerëve? Kur ka qenë hera e fundit që keni arritur të shikoni lart tek tjetri, për t’u afruar mjaftueshëm me tjetrin për të kuptuar dhe ndarë emocionet e tyre?

Unë besoj se një kurs psikoterapie mund të jetë i dobishëm për të eksploruar origjinën e kësaj mënyre tuajën të perceptimit të botës përreth, përpunimit të përvojave, përballjes me atë pakënaqësi të thellë që ju izolon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat