Femrat janë për dashuri pa kompromise, duan mashkullin origjinal

Life style

Femrat janë për dashuri pa kompromise, duan mashkullin origjinal

Nga: Lekë Imeraj Më: 2 prill 2023 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Femrat preferojnë mashkullin origjinal. Preferencat e femrës për mashkullin, nuk janë rastësi. Ato janë spirancuar diku, në nënvetëdijen e saj. Edhe femra më e paditur, në njëfarë mase, i ka preferencat e veta. Eshtë problem genetik, jo vetëm dëshirë e saj. Meshkujt, nga që nuk e dinë një gjë të tillë, gabojnë, madje që në fazën e njohjes dhe, në vazhdimsi. Që në fillim tregojnë anën e “çokollatës”. Tregohen të guximshëm, të pagabueshëm, inteligjentë, të arsyeshëm, misteriozë, romantikë dhe... shumë modernë. Për të treguar një gjendje të mirë financiare, e mbushin kuletën, shumica me para borxh.

Shumë meshkuj, që në njohjen e parë, hiqen para femrës me një karakter dhe personalitet, krejt ndryshe nga sa janë. Dhe i premtojnë femrës, të pamundurat. Vetëm gabojnë. Tipa të tillë, mendojnë se, duke u sjellur kështu, jashtë realitetit, bëhen tërheqës për femrat. Ka femra që bien viktimë e tipave të tillë por, është një lojë e dështuar. Femra, nga natyra, është paijsur me një “antenë” të padukshme por, shumë të ndjeshme. Asgjë nuk i shpëton. Kot mundohen meshkujt të fshihen pas fasadave të fantazisë së tyre.

Femra normale, kur mendon një mashkull, ose e dashuron atë pa kushte, ose nuk e dashuron për asnjë kusht. Femrat preferojnë meshkujt inteligjentë, ata që nuk tregojnë arrogancë dhe as mendjemadhësi. Mashkullin egoist, tip narcist, nuk e preferojnë. Ato e dinë se egoizmi është burim konfliktesh dhe dhune në familje dhe shoqëri.

Femrat janë për dashuri pa kompromise. Femra kërkon burrin luftarak, me këmbë në tokë dhe, jo tipin aventurier i cili, për marrëzitë e tij, përfundon prapa hekurave. Nëse je bërë 30 vjeç dhe akoma jeton në kurrizin e të tjerëve, pak shanse ke që të tërhiqesh nga femrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat