Sa duhet të ecim për të jetuar sa më gjatë?

Life style

Sa duhet të ecim për të jetuar sa më gjatë?

Më: 5 prill 2023 Në ora: 06:09
Foto ilustrim

Ecja rreth 8000 hapa një ose dy herë në javë mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e vdekjes së parakohshme, sugjeron një studim i ri amerikan.

Ushtrimi i rregullt shoqërohet me një rrezik më të ulët të vdekjes, por ky studim, i botuar në revistën JAMA, shqyrtoi përfitimet shëndetësore të ecjes energjike vetëm disa ditë në javë.

Studiuesit nga Universiteti i Kiotos dhe Universiteti i Kalifornisë analizuan të dhënat e mbledhura nga 3,100 të rritur amerikanë.

Çfarë tregoi studimi?

Rezultatet treguan se ata që ecnin 8000 hapa një ose dy ditë në javë kishin 14.9 për qind më pak gjasa të vdisnin gjatë një periudhe dhjetëvjeçare sesa ata që nuk bënin.

Në mesin e njerëzve që ecnin 8000 hapa ose më shumë, tre deri në shtatë ditë në javë, rreziku i vdekjes ishte gjithashtu më i ulët – 16.5 për qind. Pjesëmarrësit mbi 65 vjeç patën përfitimet më të mëdha shëndetësore nga ky lloj ecjeje.

Shkencëtarët kanë lidhur ecjen me rreth 8000 hapa në javë një ose më shumë herë me një rrezik të reduktuar të vdekjes nga çdo shkak, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare. “Këto rezultate sugjerojnë se individët mund të arrijnë përfitime të rëndësishme shëndetësore duke ecur vetëm disa ditë në javë”.

3100 pjesëmarrës në studim

Hulumtimi përdori të dhëna nga viti 2005 dhe 2006 dhe përfshiu 3100 pjesëmarrës, dhe të dhënat e vdekshmërisë së tyre u ekzaminuan 10 vjet pas hulumtimit.

Ndër pjesëmarrësit e studimit, 632 njerëz nuk ecnin një ditë në javë, 532 ecnin rreth 8,000 hapa një deri në dy ditë në javë dhe 1,937 ecnin tre deri në shtatë ditë në javë.

Sipas klinikës Mayo, një amerikan mesatar ec 3000 deri në 4000 hapa në ditë. Përveç kësaj, është vërtetuar se ecja si një aktivitet i rregullt mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, obezitetit, diabetit, presionit të lartë të gjakut dhe depresionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat