7 mënyra për të forcuar marrëdhënien midis babait dhe djalit

Life style

7 mënyra për të forcuar marrëdhënien midis babait dhe djalit

Më: 10 prill 2023 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Marrëdhënia baba-djalë mund të jetë komplekse. Sidomos baballarët dhe djemtë që kanë interes për gjëra apo aktivitete  shumë të ndryshme të cilët mund ta kenë të vështirë të lidhen me njëri-tjetrin.
Ndonjëherë ata ndjehen edhe konkurrues ndaj njëri-tjetrit. Ndonjëherë tendencat e meshkujve për të mos shprehur ndjenjat janë të komplikuara pasi të dy duan një marrëdhënie më të mirë baba-bir, por asnjëri nuk di sesi ta arrijë këtë.

Ndërsa pashë marrëdhënien time me djemtë e mi, mendova për marrëdhënien time me babanë tim dhe kam vënë re ndërveprimin e baballarëve me fëmijët dhe kam identifikuar disa elementë kyç për krijimin dhe ndërtimin e një marrëdhënie të fortë baba-bir.

1.Djemtë janë të ndikuar nga baballarët e tyre. Ndikimi i një babai mbi zhvillimin personal të djalit të tij shpesh është i padukshëm, por gjithsesi i vërtetë. Ndërsa një i ri shikon babanë e tij sesi sillet me nënën, ai mëson për respektin (ose mosrespektimin), për mënyrën si ndërveprojnë burrat dhe gratë dhe si duhet të sillen në raste konfliktesh. Ndërsa ai e sheh babain e tij të ndërveprojë me burra të tjerë, ai do të mësojë sesi njerëzit flasin, si lidhen me njëri-tjetrin dhe si merren me çështjet mashkullore. Të kuptuarit se ndikimi i babait tek djali i tij është i madh, do ta bëjë babanë të mendojë më thellë për marrëdhënien e tij me djalin dhe ta marrë atë më seriozisht.

2.Zhvilloni interesa të përbashkëta. Ky është një mësim që nxora nga babai im. Babai im ishte një oficer policie gjatë viteve të mia të adoleshencës. Babai luante shumë sporte dhe kalonte kohën me shokët e tij. Ndërsa unë isha i fokusuar në libra, urreja sportin dhe edukimin fizik në shkollë. Im atë ka punuar me të vërtetë shumë për të më bërë sportist dhe më ka shtyrë të zhvilloj aktivitete të tilla si basketboll, por unë doja të shkruaja. Më pas ajo që ne të dy gjetëm të përbashkët ishte kampingu. Ne ngrinim kampe në pyll me një tendë dhe bënim zjarr. Këtu filloi të maksimizohej koha që kalonim me njëri-tjetrin dhe marrëdhënia jonë u përmirësua.

3.Mos kini frikë për një lojë “të trazuar”.Djemtë e mi, sidomos kur ishin të vegjël, donin çdo gjë që ishte aktive dhe pak e ashpër si për shembull një mundje në oborrin e shtepisë. Duket sikur kjo lojë krijoi një lidhje midis nesh. Pra ju duhet t’i mbani të sigurt por mos kini frikë të merrni disa rreziqe të vogla të cilat e dini që nuk do t’ju shkaktojnë atyre pasoja fizike. Më vonë në jetë, kjo mund të përkthehet në aktivitete si ngjitja në male.

4.Përfshihuni në aktivitetet e baba-djalë.  Në familjen tonë, e gjeta veten duke u afruar më shumë djemve të mi pasi shkova në aktivitetet që ata kishin dëshirë. Këto përvoja të strukturuara na krijuan ne mundësi për të ndjenjur më afër.

5.Merruni një projekt të madh. Nuk është diçka magjike për një djalë që të jetë i përfshirë në diçka më të madhe se vetja. Kjo është një arsye që më pëlqen të punoj me djemtë e mi në projektet e tyre të Eagle Scout. Por këto projekte të mëdha dhe të dukshme mund të ndihmojnë me të vërtetë një lidhje baba-djalë. Për babin tim dhe mua, kjo marrëdhënie u krijua duke rregulluar makina të vjetra.Çfarëdo qoftë, një projekt i madh së bashku mund të krijojë një lidhje që do të zgjasë një kohë të gjatë dhe të bëjë kujtime që do të flisni së bashku për dekada të tëra.

6.Dëgjoji djemtë e tu. Njerëzit në përgjithësi duket të luftojnë për një komunikim efektiv. Unë kam një tendencë për të dëgjuar për vetëm një minutë ose dy para se të vendos se cili është problemi dhe pastaj të gjej një zgjidhje. Duke u nisur nga mosha e fëmijëve përpiquni t’i dëgjoni ata pa gjykim dhe pa u përpjekur për të rregulluar gjërat shumë shpejt. Kjo do të bëjë që të krijoni një marrëdhënie të qëndrueshme

7.Mos kini frikë nga bisedat. Gjeni kohë për të mësuar fëmijët tuaj rreth seksit dhe marrëdhënieve me njerëz të tjerë. Të qenit i hapur për të pasur këto biseda do t’i ndihmojë djemtë tuaj të zhvillojnë qëndrime më të mira për seksin dhe vajzat në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat