​10 gjëra që mund të bëni gjatë fundjavës

Life style

​10 gjëra që mund të bëni gjatë fundjavës

Më: 14 prill 2023 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Disa njerëz kanë një aftësi të çuditshme për t'i bërë gjërat. Ata i konsiderojnë mbrëmjet dhe fundjavat e tyre të shenjta dhe gjatë orëve të punës kryejnë më shumë punë se njerëzit që punojnë 10 ose 20 orë më shumë gjatë javës.

Një studim i ri nga Stanford ka nxjerr në pah se produktiviteti në orët e punës bie ndjeshëm kur java e punës i kalon 50 orë dhe produktiviteti bie aq shumë pas 55 orësh punë sa nuk ka kuptim të punosh më. Njerëzit që punojnë deri në 70 orë (ose më shumë) në javë në fakt bëjnë të njëjtën sasi të punëve si njerëzit që punojnë 55 orë.

Njerëzit e zgjuar e dinë rëndësinë e ndërrimit të rutinës në fundjavë me aktivitete relaksuese që i bëjnë të ndjehen më të çliruar nga stresi. Ata përdorin fundjavat e tyre për tu shkëputur dhe për të qenë të gatshëm të japin më të mirën nga vetja në javën që vjen.

Kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, kështu që AkademiPune ju përcjell disa këshilla se si ta arrini sa më lehtë. Më poshtë janë disa gjëra që mund të bëni për të gjetur ekuilibrin në fundjavë dhe për të hyrë në punë me 110% të energjisë të hënën në mëngjes.

Shkëputuni

Shkëputja është strategjia më e rëndësishme e fundjavës, sepse nëse nuk mund të gjesh një mënyrë për të hequr veten nga puna në mënyrë elektronike nga e premtja në mbrëmje deri të hënën në mëngjes, atëherë kjo i bie që nuk je shkëputur nga puna që e bën gjatë gjithë javës. Kur jeni 24/7 në dispozicion të punës atëherë ju e ekspozoni veten ndaj një game të madhe stresi e cila do të ju pengoj të ripërqendroheni. Nëse patjetër duhet të angazhoheni edhe në fundjavë për punë specifike atëherë krijoni orare të caktuara të shtunën dhe të dielën për të kontrolluar e-mailet dhe për t'iu përgjigjur thirrjeve. Për shembull, kontrolloni mesazhet tuaja të shtunën pasdite ndërsa fëmijët tuaj janë duke i prerë flokët dhe të dielën në mbrëmje pas darkës. Planifikimi i blloqeve të shkurtra kohore do të lehtësojë stresin pa sakrifikuar disponueshmërinë.

Minimizoni punët

Punët ndonjëherë në mënyrë të pavetëdijshme ju bëjnë të jeni të angazhuar edhe gjatë fundjavave. Kur kjo ndodh, ju humbni mundësinë për t'u çlodhur dhe për të reflektuar. Për të parandaluar që kjo të ndodhë, ju duhet t'i planifikoni punët tuaja si çdo gjë tjetër gjatë javës dhe nëse nuk i përfundoni ato gjatë kohës së caktuar, vazhdoni dhe i përfundoni fundjavën e ardhshme.

Bëni ushtrime

Nëse nuk keni kohë për të ushtruar gjatë javës atëherë ju keni 48 orë çdo fundjavë për ta bërë atë. Lëvizja e trupit tuaj për vetëm 10 minuta krijon një neurotransmetues qetësues që redukton stresin. Ushtrimi është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të krijuar ide të reja. Inovatorët dhe njerëzit e tjerë të suksesshëm e dinë se të qëndruarit në natyrë shpesh ndihmon në rritjen e kreativitetit. Pavarësisht nëse jeni duke vrapuar, duke bërë çiklizëm apo duke punuar në kopsht, stërvitja mund të ketë shumë efekte pozitive. Çelësi është të gjeni një aktivitet fizik që ju pëlqen dhe është rëndësishme ta bëni atë pjesë të rutinës suaj të fundjavës.

Reflektoni

Reflektimi javor është një mjet i fuqishëm për përmirësim. Përdorni fundjavën për të menduar pikat më të forta, e karakterizojnë industrinë ku ju punoni, organizatën dhe punën tuaj. Pa shpërqendrimet e punës së ngarkuar nga e hëna në të premte, duhet të jeni në gjendje t'i shihni gjërat në një dritë krejtësisht të re. Përdoreni këtë pasqyrë për të ndryshuar qasjen tuaj ndaj javës së ardhshme, duke përmirësuar efikasitetin e punës suaj.

Merruni me pasionet që keni

Ju mund të habiteni me rezultatet e ndjenjave tua pozitive pasi që keni kaluar një fundjavë duke bërë atë që e keni pasion. Të ushqyerit e pasioneve tuaja është një mënyrë e shkëlqyer për të shpëtuar nga stresi dhe për të hapur mendjen tuaj ndaj mënyrave të reja të të menduarit. Gjëra të tilla si të luajturit në një instrument, leximi, shkrimi, pikturimi apo edhe loja me fëmijët tuaj mund të ndihmojnë në stimulimin e mënyrave të ndryshme të mendimit që mund të ndihmojnë për të përparuar gjatë javës.

Kaloni kohë cilësore me familjen

Të kaloni kohë cilësore me familjen tuaj në fundjavë është thelbësore nëse dëshironi të rimbusheni dhe të relaksoheni. Ditët e javës janë aq intensive saqë e gjithë java mund të kalojë me më pak kohë cilësore me familjen. Fundjava është koha ideale për të shpenzuar kohë me njerëzit që i doni duke filluar nga familja dhe të afërmit.

Planifikoni disa aventura të vogla

Blini bileta për një koncert ose lojë, bëni rezervim në ndonjë hotel me pamje të bukur. Në vend që të vraponi në një rutine, planifikoni një shëtitje. Provoni diçka që nuk e keni bërë më parë ose ndoshta diçka që nuk e keni bërë për një kohë të gjatë. Studimet tregojnë se parashikimi i diçkaje të mirë që do të vijë është një pjesë e rëndësishme e asaj që e bën aktivitetin të këndshëm. Duke ditur që keni planifikuar diçka interesante për të shtunën, jo vetëm që do të jetë argëtuese të shtunën, por do të përmirësojë ndjeshëm disponimin tuaj gjatë gjithë javës.

Zgjohuni në të njëjtën kohë

Një pjesë e madhe e njerëzve mezi presin fundjavën për të fjetur më gjatë. Trupi juaj kalon nëpër një seri të përpunuar fazash të gjumit në mënyrë që ju të zgjoheni të pushuar dhe të freskët. Një nga këto faza përfshin përgatitjen e mendjes suaj për të qenë zgjuar dhe vigjilent, prandaj njerëzit shpesh zgjohen pak para se ora e tyre e alarmit të fiket (truri është i trajnuar dhe gati). Kur flini duke kaluar orën tuaj të rregullt të zgjimit në fundjavë, përfundoni duke u ndjerë të mërzitur dhe të lodhur. Kjo nuk është vetëm se ndikon negativisht në ditën tuaj të pushimit, por gjithashtu ju bën më pak produktivë të hënën, sepse truri juaj nuk është gati të zgjohet në kohën tuaj të rregullt. Nëse keni nevojë të flini më gjatë, thjesht shkoni në shtrat më herët.

Dedikoja mëngjeset vetes

Mund të jetë e vështirë të gjesh kohë për veten gjatë fundjavave, veçanërisht nëse keni familje. Gjetja e një mënyre për t'u përfshirë në një aktivitet për të cilin jeni të pasionuar është gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes. Kjo mund të sjellë përfitime masive në lumturinë dhe në një mendje të kthjellët. Është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të përsosur ritmin tuaj të zgjimit. Mendja juaj arrin performancën maksimale dy deri në katër orë pasi të zgjoheni, kështu që ngrihuni herët për të bërë diçka fizike dhe më pas uluni dhe angazhohuni në diçka mendore ndërsa mendja juaj është në kulmin e saj.

Përgatituni për javën e ardhshme

Fundjava është një kohë e mirë për të kaluar disa momente duke planifikuar javën tuaj të ardhshme. Vetëm 30 minuta planifikim mund të sjellë përfitime të konsiderueshme në produktivitet dhe në ulje të stresit. Ju do ta keni më të lehtë ta menaxhoni javën kur hyni në të me një plan, sepse gjithçka që duhet të përqendroheni është ekzekutimi i atij plani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat