Doktorët: Këto dy gjëra femrat asnjëherë nuk duhet t’i bëjnë pas seksit!

Life style

Doktorët: Këto dy gjëra femrat asnjëherë nuk duhet t’i bëjnë pas seksit!

Më: 15 prill 2023 Në ora: 07:20
Foto ilustrim

Përderisa mund të ndjeheni më të relaksuara pas seksit, ka disa gjëra të cilat nuk duhet t’i bëni pas momenteve të zjarrta me pasion dhe kënaqësi

Seksi mund të bëjë që indet vagjinale të ënjten dhe bëhen më të prira të infektohen – prandaj zonja, është koha të keni kujdes se çfarë bëni pas seksit.

Nëse dëshironi të qëndroni në shëndetin më të mirë, atëherë duhet t’i shmangni këto shprehi.

Pastrimin me sapun

Pavarësisht se mund ta ndjeni nevojën të ‘freskoheni’ pas seksit – sigurohuni që nuk përdorni sapun.

Përdorimi i këtij produkti mund të shkaktojë irritim dhe mund të përjetoni reaksione alergjike.

Gjinekologia Leslie E.F. Page ka treguar për Women’s Health se kur indet vagjinale janë lubrikuar, ënjtur dhe fërkuar gjatë marrëdhënies, këto e ndryshojnë faktin se si ato inde reagojnë ndaj ambientit. Pra, jeni më shumë në rrezik ndaj infeksioneve.

Nëse veç e ndjeni nevojën për t’u pastruar, atëherë përdorni vetëm ujë.

Nuk urinoni

Të urinoni pas seksit nuk është vetëm përrallë e plakave – por është tejet e rëndësishme.

Shkuarja në tualet pas seksit ndihmon t’i hiqni të gjitha bakteret të cilat mund të jenë futur në vaginë gjatë seksit.

Bakteret janë të këqija sepse shpin në infeksionet në fshikëz urinare, e këtë nuk e preferon askush. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat