Shpëtoni fëmijët tuaj nga varësia e telefonit, 3 diskutime që prindërit duhet t’i bëjnë sa më shpejt

Life style

Shpëtoni fëmijët tuaj nga varësia e telefonit, 3 diskutime që prindërit duhet t’i bëjnë sa më shpejt

Më: 15 prill 2023 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Telefoni është kthyer në “mikun” e ngushtë të shumë fëmijëve dhe adoleshentëve në të gjithë botën, aq sa nuk do të ishte aspak habi nëse themi që tanimë është shndërruar në pjesëtarin e ri të çdo familjeje dhe nëse je prind me siguri e ke provuar ndjesinë kur fëmija është fiksuar keq pas telefonit gjatë gjithë kohës. Që nga nevoja për të kontrolluar çdo video të mundshme në TikTok dhe Instagram, deri te bisedat e pafundme me miqtë, celulari është një mjet komunikimi po aq sa është edhe një burim argëtimi. Megjithatë specialistët konstatojnë se pajisjet elektronike po i bëjnë fëmijët të mbyllur në vetvete, të shpërqendruar dhe me vështirësi në socializim.

Si prindër ne jemi reagues, i shohim fëmijët teksa shpenzojnë shumë kohë në telefon dhe i nxisim për ta lënë, por kështu nuk jemi duke u mësuar atyre zakone afatgjata. Më poshtë ju sjellim disa nga mënyrat më të mira për të pasur një bisedë me fëmijën tuaj rreth lësaj çështjeje.

Trajtojeni problemin në vetën e parë numri shumës, “ne”: Le të jemi të sinqertë: varësia te prindërit është thuajse sa ajo e fëmijëve. Prindërit dhe fëmijët marrin sinjale “në tru” sa herë që telefoni cingëron nga ndonjë njoftim. Për këtë arsye duhet të thoni gjëra të tipit “Kjo varësi nga telefoni nuk i bën mirë familjes sonë. Ne duhet ta luftojmë këtë varësi në shtëpinë tonë”. Prindërit mund të tregojnë për mënyrën se si ata i fikin telefonat e tyre (ose i lenë silent) sapo futen në shtëpi në mënyrë që të heqin zakonin e varësisë nga ato. Kështu ju japin një shembull fëmijëve për të bërë të njëjtën gjë.

Mos e përkufizoni teknologjinë si “djall”: Duke folur negativisht për mënyrën se si kompanitë celulare po shpenzojnë miliarda lekëpër të na bërë ne të varur nga produktet e tyre, do t’ju bëjë të dukeni jashtë mode në sytë e tyre. Në vend të kësaj flisni për përfitimet nga smartphones, se si ju ndihmojnë në kërkimet për projekte shkollore ose për të qëndruar në kontakt me miqtë. Gjithashtu mund të përmendni se pëlqimi i të gjitha postimeve të një shoku apo duke vazhduar me postimin e të njëjtave video në Snapchat fillon dhe bëhet si punë e përditshme dhe askujt nuk i pëlqen të punojë falas.

Diskutoni për limitet: Caktoni një orar të njëjtë familjarisht se kur mund të përdorni telefonat, ndoshta pas detyrave të shtëpisë ose pas punëve që mund të bëni. Vini kushte të tilla që tregojnë se të gjitha aktivitetet në telefon (mesazhet, lojërat, Youtube. Mediat sociale etj.) do të përdoren gjatë kësaj kohe. Ju gjithashtu duhet të bini dakord për vendin ku do të përdorni telefonat, për shembull: jo në dhomën e gjumit ose jo në kuzhinë. Pasi të keni vendosur kushtet, rrini me ta, duhet të tregoni se jeni një model i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat