Plutoni hyn zyrtarisht në prapavijë, zbuloni cilat do të jenë 4 shenjat më të prekura

Life style

Plutoni hyn zyrtarisht në prapavijë, zbuloni cilat do të jenë 4 shenjat më të prekura

Më: 2 maj 2023 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Sikur të mos mjaftonte Mërkuri, që prej ditës së djeshme Plutoni është futur po ashtu në prapavijë. Mesa duket nuk do të ketë pushim për asnjërin nga ne! Ky planet, ndryshe nga planeti i komunikimit, do të qëndrojë në prapavijë për gjashtë muajt e ardhshëm.

Plutoni është planeti më i largët nga Toka, kështu që efekti i rrotullimit të tij të ngadaltë priret të ndikojnë në një nivel kolektiv. Ai është mjaft i fuqishëm dhe ndonëse nuk ka efekte shkatërruese, mund të ndikojë në mënyrën sesi perceptojmë veten dhe realitetin. Kujtojmë se Plutoni ka hyrë në shenjën e Ujorit për herë të parë në më shumë se 200 vjet duke sjellë një epokë të re transformimi.

Për të kuptuar më mirë se çfarë ndodh kur Plutoni është në prapaijë, mos u shqetësoni pasi Living ju vjen në ndihmë. Ky ndryshim kozmik ju fton që të reflektoni dhe analizoni zgjedhjet që keni bërë gjatë vitit 2022 sa i përket egos, përmirësimit vetjak, mësimeve individuale dhe zgjedhjeve në karrierë, marrëdhënie dhe në lidhje me paratë. Në tetor, pasi prapavija të ketë përfunduar, duhet të keni vendosur objektiva të rinj dhe do të shihni se do të ndjeni një transformim emocional që do të vihet re nga të gjithë. Mund të ndjeni se do të keni më shumë vetëvlerësim dhe do të jeni future në rrugën drejt suksesit.

Shenjat më të prekura të zodiakut do të jenë Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori.

Demi: Kohët e fundit keni hyrë në një periudhë ndryshimesh sa i përket rrugës që doni të ndiqni në karrierë. Jeni duke u përpjekur të krijoni një imazh të kuruar publik, por gjatë këtij gjashtë mujori do të hasni vonesa dhe vështirësi. Ky cikël prapavije i Plutonit ju kërkon të gërmoni thellë në psikikën tuaj dhe të ndryshoni perspektivën rreth punës që doni të bëni. Muajt e ardhshëm do të sjellin mundësi të reja që do t’ju ndihmojnë të qartësoni objektivat dhe parimet tuaja.

Luani: Për momentin, çfarëdolloj partneriteti ju duket i vështirë për t’u arritur qoftë ai shoqëror, profesional ose romantik. Kjo prapavijë është një rikujtesë se të duash veten është çelësi i vetëm. Vetëm nëse doni veten mund të përfshiheni emocionalisht me dikë tjetër. Ndryshoni zakonet tuaja të përditshme dhe nisni të kujdeseni më shumë për veten. Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme, nisni vrapin dhe aktivitetin fizik. Kështu gradualisht do të ndiheni më mirë.

Akrepi: Plutoni është në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojë të shëroni fëmijën tuaj të brendshëm. Kjo është e vështirë, por jo e pamundur. Nisni të rikujtoni situata në të cilat mendoni se nuk jeni trajtuar me respektin që meritoni. Analizoni çfarë nuk ka shkuar siç duhet dhe filloni të vendosni kufij. Mos kini frikë të jepni mendimin tuaj edhe kur mendoni se ai nuk do të mirëpritet. Dukuni dhe mos kini frikë nga opinionet e të tjerëve! Jeni të fortë dhe mund të përballoni çdo pengesë.

Ujori: Në mars, Plutoni hyri në shenjën tuaj dhe kështu, nisi një ndryshim total i identitetit dhe unit. Kjo prapavijë është një kujtesë se ju duhet akoma kohë për të analizuar zgjedhjet që keni bërë dy vitet e fundit. Si ju kanë ato bërë të ndiheni? Si kanë ndikuar ato në rutinën tuaj të përditshme? Besojini intuitës dhe nisni të veproni. Nëse mendoni se duhet të bëni ndryshime në karrierë dhe perspektivë, ky është momneti i duhur. Kini kujdes të mos nxitoheni dhe merrni mendimin e personave tuaj të dashur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat