Ja si të hiqni erën e lagështirës nga ulëset e veturave

Life style

Ja si të hiqni erën e lagështirës nga ulëset e veturave

Më: 2 maj 2023 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Lagështia mblidhet kryesisht në tepihë dhe ulëse

Fshini me fshesë elektrike dhe shkundni tepihët sa herë të keni mundësi dhe mos lini asgjë të lagur në ulëse. Është gjithashtu e rëndësishme të pastroni veturën tuaj rregullisht.

Mos vendosni ombrellën e lagur nën këmbët e pasagjerëve, por vendoseni në bagazh. Kjo do të parandalojë erën e pakëndshme të lagështirës në veturë.

Nëse i keni lagur ulëset, sepse jeni ulur mbi to para se të thaheni, spërkatni tri lugë gjelle sodë buke mbi to. Lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës dhe në mëngjes hiqeni me fshesë elektrike.

Soda e bukës është e shkëlqyer në largimin e aromave të pakëndshme.

Për të hequr lagështinë në veturë:

▪ Mos lini objekte të lagura në veturë.

▪ Lëreni ombrellën në bagazh ose merreni me vete kur të dilni nga vetura.

▪ Mos lini brenda as peshqirë të lagur që e përdorni për të pastruar qenin.

▪ Pastrojeni veturën tuaj rregullisht.

▪ Lagështia mblidhet kryesisht në tepihë dhe ulëse. Fshini me fshesë elektrike dhe shkundni tepihët sa herë të keni mundësi dhe mos lini asgjë të lagur në ulëse.

▪ Filtrat e polenit, nëse bllokohen, mund të shkaktojnë gjithashtu akumulimin e lagështirës në makinë.

▪ Hapni dritaret sa më shpesh të jetë e mundur.

▪ Ju mund të vendosni rërë maceje ose oriz në çorape dhe vendosini pranë vendit të lagësht. Kjo është një recetë e lashtë për heqjen e lagështirës së hapësirave të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat