Goditja në tru më e shpeshtë te femrat: Simptomat që duhet t’u kushtoni më shumë vëmendje

Life style

Goditja në tru më e shpeshtë te femrat: Simptomat që duhet t’u kushtoni më shumë vëmendje

Më: 5 maj 2023 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Goditja në tru është shkaku kryesor i vdekjeve dhe paaftësisë në botë, ndërsa sipas statistikave, femrat përbëjnë rreth 60 për qind të vdekjeve nga goditjet në tru.

Ekspertët thonë se meshkujt dhe fermat që kanë një goditje në tru kanë simptoma të ngjashme si dobësi të duarve, vështirësi në të folur, fytyrë të lëshuar ose probleme të baraspeshës.

Megjithatë, jo të gjitha simptomat janë të njëjta te femrat dhe meshkujt, prandaj gratë e kanë më të vështirë t’i njohin simptomat e tyre dhe shpesh ia atribuojnë lodhjes. Prandaj, nuk është për t’u habitur që ato përjetojnë goditje më shpesh.

“Femrat kanë më shumë gjasa të kenë simptoma atipike, të paqarta. Ato mund të fillojnë me lodhje, konfuzion ose ndoshta dobësi të përgjithshme, në krahasim me dobësinë në njërën anë të trupit”, thotë Pooja Khatri, MD, profesoreshë e neurologjisë në Universitetin e Cincinnati.

Ajo thekson se shumë femra mund t’i injorojnë dhimbjet e papritura të kokës dhe jashtëzakonisht të forta, nëse në përgjithësi kanë probleme me migrenën dhe të ngjashme. Kjo i referohet edhe vështirësisë në ecje dhe lodhjes së vazhdueshme, të cilat ato ua atribuojnë situatave stresuese dhe aktivitetit fizik.

Profesoresha gjithashtu thekson se të përzierat apo të vjellat janë ndër simptomat kryesore të goditjes në tru dhe konsiderohen si sëmundje virale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat