Përse përsëriten ëndrrat, çfarë kuptimi kanë ato?

Life style

Përse përsëriten ëndrrat, çfarë kuptimi kanë ato?

Më: 22 maj 2023 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

“Ëndrrat zakonisht nuk përsëriten, ndaj nëse ky fenomen ndodh ka një arsye.

Ato janë më të zakonshme në fëmijëri, por mund të përjetohen edhe nga të rriturit. Ëndrrat që përsëriten mund të shfaqen një herë në disa muaj, por edhe një herë në disa vite. Ato mund të jenë ekzaktësisht të njëjta ose mund të tregojnë thjesht të njëjtin skenar. Mund të them se janë shumë të çuditshme,”-thotë psikologu klinik Nirit Soffer-Dudek.

Psikologët janë të bindur se pavarësisht se ëndrrat kanë simbole universale, mesazhet që ato përcjellin shpeshherë janë personale. Kështu, duke qenë se ëndrrat në vetvete janë shumë komplekse, ato të cilat përsëriten kanë kuptime të caktuara për secilin prej nesh. Për disa prej tyre, mesazhi është i drejtpërdrejtë; pra nëse vazhdimisht ëndërroni se po vononi për në shkollë ose në punë, mund të jeni nervozë ose të papërgatitur për sfidat në të dyja këto mjedise. Përveç papërgatitjes, tema të tjera të zakonshme të ëndrrave të përsëritura përfshijnë ankthin social, ndjenjën e krahasimit me të tjerët dhe rrezikun në formën e përplasjeve me makinë ose fatkeqësive natyrore.

“Disa njerëz kanë ëndrra që rrotullohen rreth ankthit të provimeve ndonëse nuk kanë qenë në shkollë prej vitesh. Kjo mund të pasqyrojë një frikë të përgjithshme nga dështimi ose një ndjenjë gjykimi nga figura autoritare. Kur përballeni me një ëndërr të përsëritur, pyesni veten se cili mund të jetë mesazhi. Përpiquni të bëni interpretim joformal të ëndrrave, qoftë vet ose me një person të afërt dhe të besuar,”-thotë Dudek.

Shkaqet

Sipas tij njerëzit të cilët vuajnë nga pagjumësia, stresi dhe ankthi kanë një probabilitet më të lartë që të shohin ëndrra të përsëritura pasi ato nuk përpunohen asnjëherë plotësisht nga truri. Këta njerëz shpjegojnë se shohin ëndrra me valë gjigante, gulçim për ajër ose të qenit nën ujë. Alkooli dhe kafeina përpara gjumit si dhe përdorimi i telefonit janë shkaqe të ëndrrave që përsëriten dhe mund të kthehen në makthe. Ato shkaktojnë zakonet të pashëndetshme të gjumit të cilat ndikojnë më vonë edhe në cilësinë e jetës.

Çfarë këshillojnë mjekët?

Për mjekët dhe psikologët e gjumit, ditari është një mjet i fuqishëm meditimi. Shkruani çdo gjë që shihni në ëndërr pasi ky hap mund t’ju ndihmojë në procesin e analizimit. Flini herët, mos përdorni mjete elektronike dhe mos hani të paktën 3 orë përpara gjumit. Nëse ëndrrat e përsëritura po ju bëjnë të ndiheni të stresuar dhe po ndikojnë në aftësinë tuaj për të funksionuar rregullisht, është koha për të kërkuar ndihmë profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat