Pse këmbët mund të duken si “luleshtrydhe” pasi t’i rruani?

Life style

Pse këmbët mund të duken si “luleshtrydhe” pasi t’i rruani?

Më: 26 maj 2023 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Mund të keni vënë re disa gunga të vogla me pika në lëkurën tuaj, veçanërisht në këmbë, pas rruajtjes.

Ky është një një rast i cili njihet si “lëkura e luleshtrydhes”, shkruan Indianexpress.

Por, sipas Pooja Nagdev, aromaterapist, kozmetolog pos rruajtjes, këmba mund të duket e tillë edhe për shumë arsye të tjera.

“Nuk është asgjë serioze, pikat e zeza shfaqen për shkak të qimeve të rritura dhe poreve të hapura. Kur poret tuaja janë të bllokuara me vaj dhe papastërti, ju merrni “lëkurë luleshtrydhe”, ka thënë ajo.

Ajo shpjegon se shumë njerëz e ngatërrojnë këtë gjendje me atë e cila mund të shkaktojë gunga të kuqe në lëkurë.

“Është gjendje gjenetike që zakonisht prek pjesën e sipërme të krahëve dhe kofshëve, dhe nuk është e dëmshme”, ka thënë tutje ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat