Si t’ja largoj fëmijës frikën nga errësira?

Life style

Si t’ja largoj fëmijës frikën nga errësira?

Më: 29 maj 2023 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Për shumë arsye, fëmijët e vegjël frikësohen kur janë vetëm, sidomos gjatë natës dhe në errësirë. Shpesh ata përfytyrojnë të gjitha llojet e krijesave të frikshme në dollap apo nën shtrat. Fëmijët shumë të vegjël nuk mund të ndajnë realitetin nga fantazia dhe kur nuk shohin se çfarë ka rreth tyre, imagjinatat e tyre vihetnë punë.

Si mund ta lehtësojmë frikën  për errësirën?

Merreni seriozisht frikën e fëmijës suaj. Është e rëndësishme të mos e hidhni poshtë dhe ta tallni frikën e tij. Dëgjojeni si ndihet dhe shpreheni me fjalë se e kuptoni.

Sigurojeni se jeni atje për ta ndihmuar. Ofrojini rehati sipas nevojës dhe tregoni se nuk ka asgjë të frikshme në dhomën e tij. Kjo mund të nënkuptojë kërkimin nëpër dhomë për t’i vërtetuar se gjithçka është në rregull.

Me kalimin e kohës, ndihmojeni në mënyrë aktive të zotërojë frikën duke i lexuar histori rreth fëmijëve të vegjël dhe përbindëshave.

Së fundi, shikoni me sytë e fëmijës duke kujtuar fëmijërinë tuaj. Çfarë ju frikësonte? Dhe çfarë ju ka ngushëllaur në atë kohë? Ashtu si në shumë aspekte të prindërimit, kujtimet e fëmijërisë na japin shpesh informacionin më të mirë se si të kujdesemi për fëmijët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat