Marrëdhënia prind-fëmijë është marrëdhënie themel e njeriut me njeriun

Life style

Marrëdhënia prind-fëmijë është marrëdhënie themel e njeriut me njeriun

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Të duash fëmijën nuk do të thotë t’i blesh rroba, makina, lodra apo t’i bësh një dhomë që prindit i duket e bukur. Kjo formë marrëdhënieje, që prindi pa dashur ndërton me fëmijën, është formë komerciale. Është sikur bën një kontratë: “Unë po të blej sendet, ti më lër rehat”.

Me fëmijën nuk krijohen marrëdhënie kaq te përcipta. Marrëdhënia prind-fëmijë është marrëdhënie themel e njeriut me njeriun ku sendet kanë vlerë minimale.

Të duash fëmijën do të thotë të jesh aty kur hedh hapin e parë dhe ai, si Atlasi, mban gjithë universin njerëzor mbi kurriz për të realizuar ketë veprim. Po aq energji, e mbase edhe më shumë, i duhet për të artikuluar fjalën. Këto moment dhe të tjera si këto, janë momente kyç, ku prindi duhet të jetë i pranishëm dhe të mbështesë fëmijën e tij. Këto momente fuqizojnë ose jo lidhjen mes tyre.

Mbështetja, nxitja dhe durimi i prindërve, sidomos kur fëmija gjendet në vështirësi, janë edhe çelësi i suksesit të rritjes dhe edukimit. Edukimi nuk është urdhër, por akt dashurie e përgjegjësie. Është një proces i shtrirë në kohë dhe për kohën fëmija ka nevojë si për ajrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat