Për t’iu shmangur: Katër lloje seksi të keq

Life style

Për t’iu shmangur: Katër lloje seksi të keq

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 06:37
Foto ilustrim

Personat e pakënaqur me jetën e tyre seksuale dinë të jenë goxha depresivë dhe të pikëlluar

Se si do t’i shmangni këto telashe, në vijim ju tregojmë se çka duhet bërë gjatë seksit, dhe çka nuk bën assesi të bëni.

Nëse e gjeni veten në ndonjërën nga këto këshilla, urgjentisht merrni gjërat nën kontroll dhe bëni ndonjë ndryshim. Trupi juaj identifikon situatën e tillë dhe ai do të bëjë reagimin e drejtë. Djersituni bashkë me partnerin tuaj dhe përjetoni çaste të paharrueshme.

Seks sipas orarit

Edhe pse është mirë të jeni të organizuar dhe t’i kushtoni kujdesin edhe cikërrimës më të vogël, seksi assesi nuk bën të jetë në listën tuaj të obligimeve.

Seksi spontan pikërisht është më i zjarrtë, por nëse dëshironi që sërish të përjetoni kulmin e kënaqësisë, bëjani një surprizë partnerit dhe ai do t’ju jetë falënderues.

Seksi mbi seks

Seksi i shpejtë mund të jetë shumë i zjarrtë dhe i dëshirueshëm, mirëpo nëse çdo marrëdhënie juaja me partnerin zgjat vetëm disa minuta, është koha të pyetni veten – A është vërtet kjo që mund të jap nga vetja?

Merrni kontrollin dhe praktikoni paralojën e cila, pikërisht, është si “bombë” për shpërthim të epshit. Impononi tempin me të cilin do të kënaqeni që të dytë.

Seksi si rutinë

Pas një kohe të caktuar të kaluar bashkë, partnerët tashmë e dinë përmendësh se cila pozitë në seks u përshtatet më së mirë apo se në cilën mënyrë më së shpejti arrijnë kulmin e kënaqësisë.

Mirëpo, është për t’u habitur sesi në disa raste me kalimin e moshës shtohen paragjykimet dhe njerëzit bëhen më të turpshëm në seks, ndërkohë që seksologët sugjerojnë se nuk ka asgjë të turpshme në sjelljen erotike të dy partnerëve sado e ‘pacipë’ të jetë ajo.

Gjërat e pathëna dhe pakënaqësitë e akumuluara në vite mbytin çdo dëshirë për t’u afruar seksualisht me partnerin. Në rastet kur i keni provuar të gjitha mënyrat, zgjidhja e vetme është të merrni këshilla më të specializuara pranë një eksperti të fushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat