Studimi: Kjo është gjëja e parë që femrat vënë re tek një mashkull

Life style

Studimi: Kjo është gjëja e parë që femrat vënë re tek një mashkull

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Gjatësia, ngjyra e syve dhe e flokëve nuk janë gjërat më të rëndësishme për femrat tek meshkujt.

Hulumtimi i Universitetit Australian i kryer në vitin 2016 ka filluar të përhapet sërish në rrjetet sociale.

Brian Mautz, Bob Wong, Richard Peters dhe Michael Jenions donin të kontrollonin se deri në çfarë mase madhësia e organit gjenital mashkullor ndikon në atraktivitetin e trupit mashkullor.

Në hulumtim, ata përdorën fotografi të modifikuara nga kompjuteri, në të cilat organet gjenitale të madhësive të ndryshme iu shtuan trupave me të njëjtën madhësi dhe formë të trupit. Ata zbuluan se femrat gjithmonë shikojnë fillimisht formën e bustit të një mashkulli. Pra, ka rezultuar se forma e bustit është karakteristika më e rëndësishme për femrat kur “vlerësojnë” meshkujt.

Gjithashtu është treguar se madhësia e organit gjenital ka pothuajse të njëjtin efekt në atraktivitet si gjatësia e një mashkulli. Kjo është diçka e rëndësishme nëse i pyesni femrat dhe si shpjegim shkencëtarët pohuan se këto karakteristika sugjerojnë “shëndet më të mirë dhe forcë më të madhe” te meshkujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat