5 gabime që nuk duhet t’i bëni me prezervativët

Life style

5 gabime që nuk duhet t’i bëni me prezervativët

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Prezervativët janë një gjetje esenciale në funksion jo vetëm të kënaqësisë, por edhe mirëqenies seksuale. Pavarësisht nëse jeni burrë apo grua, kini kujdes nga disa gabime në dukje të thjeshta, por që mund të kushtojnë më vonë.

Ja pesë prej tyre sipas Condoms.uk:

1. Ruajtja e prezervativëve në portofol

Ruajtja e prezervativëve në portofol mund të çojë në prishjen e tyre gjatë përdorimit. Në vend të kësaj zgjidhni kuti të lezetshme për mbajtjen e tyre.

2. Injorimi i datave të skadencës

Duke pasur parasysh urgjencën e të qenit në “qejf”, kontrolli i datës së skadencës anashkalohet lehtë. Por, sigurohuni gjithmonë për datën e skadencës kur ruani prezervativët. Sipas Condoms.uk, "me kalimin e kohës, materialet e prezervativëve dobësohen, hollohen dhe humbasin  elasticitetin". Ndaj, shumë kujdes!

3. Përdorimi i lubrifikantit të gabuar

Asnjëherë mos përdorni lubrifikantë me bazë vaji kur keni vendosur prezervativë latex.

4. Hapni prezervativët me dhëmbë

Praktike? Po! Por, ka më shumë gjasa që ta çani aksidentalisht prezervativin pa e kuptuar.

5. "Brenda-jashtë"

Një gabim njerëzor është të ktheni prezervativin nga brenda, ndërsa përpiqeni ta vendosni atë. Përdorimi i një prezervativi që ka pasur kontakt me zonat intime që mund të preken nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme është një lojë e rrezikshme me shëndetin tuaj. Hidhini ato të përdorurat dhe hapni një pako të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat