E përdorim çdo ditë, por a e dinit këtë sekret për letrën e aluminit?

Life style

E përdorim çdo ditë, por a e dinit këtë sekret për letrën e aluminit?

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Në secilën kuzhinë mund të hasim në letrat mbështjellëse të ushqimit nga alumini

Letra e aluminit është një produkt i domosdoshëm në kuzhinë dhe jashtë saj. Ajo përdoret kryesisht për mbështjelljen e ushqimeve kur duam ti marrim me vete në punë, në udhëtime apo piknik.

Gjithashtu e kemi parë të përdoret edhe si aksesor bukurie, për të bërë flokët kaçurrela.

Megjithatë sot do të fokusohemi tek letra e aluminit si një produkt për të marrë ushqimet me vete.

Jeni bërë ndonjëherë kurioz se pse letra ka përbërje të ndryshme në anët e saj?

Epo nuk i ka pa qëllim, ndaj fiksojeni mirë se nga pjesa ku letra ka shkëlqimin e shndritshëm ju mund të mbështillni vetëm ushqimet e nxehta dhe kështu ato do ta ruajnë nxehtësinë për një kohë më të gjatë, ndërsa nga pjesa e matifikuar ose pa shkëlqim duhet të mbështillni ushqimet e ftohta për të ruajtur më gjatë freskinë e tyre.

Kujdes! A e dini se letra e aluminit pa kriter në kuzhinë mund të jetë e dëmshme?

Alumini është metali më i bollshëm në planet. Ndryshe nga metalet e tjera, trupi i njeriut nuk ka nevojë për alumin dhe për këtë arsye ai nuk është në gjendje që ta përpunojë këtë mineral. Nëse ai akumulohet në trup mund të shkaktojë probleme serioze.

Sasi të vogla alumini kalojnë në ushqimin që është gatuar duke përdorur letër alumini ose enë gatimi prej alumini. Fatmirësisht, trupi ka mekanizma të shumtë për të ndihmuar në çlirimin e trupit nga sasitë e tepërta të këtij metali.

Disa studiues thonë se “një sasi shumë e vogël e aluminit në ushqim ose ujë do të hyjë në trupin tuaj përmes traktit tretës”. Megjithatë, shumica e aluminit në ushqim, ujë dhe ilaçe e lë trupin tonë shpejt në feces. Sasi të vogla alumini gjithashtu mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut, por do të largohen nga trupi shpejt përmes urinës.

Hulumtimet tregojnë se gatimi i aluminit në temperatura të larta dhe përdorimi i ushqimeve acidike, kripës dhe erëzave shton kontaminimin e ushqimit me alumin.

Ju mund të përdorni gjithmonë letër kuzhine në vend të letrës së aluminit për gatim në temperaturë të lartë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat