Personat që flenë vonë vdesin më të rinj dhe fajin nuk e ka vetëm gjumi!

Life style

Personat që flenë vonë vdesin më të rinj dhe fajin nuk e ka vetëm gjumi!

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Sipas një studimi të ri, njerëzit që preferojnë të shkojnë në shtrat vonë dhe të zgjohen po vonë mund të vdesin më shpejt nga zakonet e këqija që zhvillojnë kur qëndrojnë natën zgjuar.

“Rreziku i rritur i vdekshmërisë i lidhur me të qenit një person ‘mbrëmjeje’ duket se shkaktohet kryesisht nga një konsum më i madh i duhanit dhe alkoolit. Kjo krahasohet me ata që janë qartësisht persona ‘mëngjesi'”, tha autori i parë i studimit Christer Hublin.

Shkaqe të tjera të mundshme përfshijnë edhe faktin që ata që janë “bufa nate” duhet të zgjohen herët për punë/shkollë, prandaj përfundojnë duke bërë më pak gjumë dhe privimi i gjumit mund të rrisë rrezikun e vdekjes.

Qëndrimi zgjuar shumë vonë natën është i barabartë me alkoolin dhe veset e tjera që shkatërrojnë shëndetin tonë.

“Zogjtë e hershëm” priren të performojnë më mirë në shkollë dhe janë më aktivë gjatë ditës, gjë që mund të shpjegojë pjesërisht pse studimet kanë zbuluar se ata kanë më pak rrezik për sëmundje kardiovaskulare.

Tek personat që flenë vonë ora e brendshme e trupit sekreton melatoninën shumë më vonë, duke i bërë mëngjeset e tyre të ngadalta dhe duke shtyrë aktivitetin dhe vigjilencën maksimale më vonë gjatë pasdites

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat