Problemet në sjelljen e fëmijës që prindërit nuk duhet t’i anashkalojnë

Life style

Problemet në sjelljen e fëmijës që prindërit nuk duhet t’i anashkalojnë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Ka disa probleme në sjelljen e fëmijës që prindërit nuk duhet t’i injorojnë, sepse mund të kthehen në probleme shumë më të mëdha.

Nëse vëreni se fëmija juaj shpesh gënjen ose i ekzagjeron gjërat, keni arsye për t’u shqetësuar. Natyrisht, gënjeshtrat e vogla janë në rregull për fëmijët më të vegjël, sepse ata vështirë e kuptojnë ndryshimit midis të vërtetës dhe gënjeshtrës.

Sapo të rriten pak, duhet të inkurajohen të thonë të vërtetën, edhe nëse kjo do të thotë se do t’i vuajnë pasojat. Nëse nuk e mësojnë këtë, do të lindin probleme në marrëdhëniet e tyre me mësuesit, miqtë, fëmijët e tjerë në shkollë etj.

Lexo po ashtuKur fëmija ankohet shpesh për lodhje mund t’i mungojë kjo vitaminë

Është shumë irrituese kur e di se fëmija dëgjon atë që po thua, por bën sikur nuk dëgjon. Kjo mund të bëhet problem kur ai zgjedh t’ju injorojë plotësisht. Nëse fëmija e di që do t’ia kujtoni vazhdimisht, ai nuk do të motivohet të dëgjojë herën e parë që do t’i tregoni diçka.

Nëse nuk e bën atë që keni kërkuar, shpjegojani se do të dënohet (sigurisht, jo duke e goditur, duke i bërtitur etj.). Përfundimisht, fëmijët do të kuptojnë se dëgjimi selektiv nuk funksionon.

Sigurisht që fëmija mendon se ajo që ka për të thënë është gjëja më e rëndësishme në botë. Ai nuk e kupton se njerëzit e tjerë mund të kenë nevoja po aq të rëndësishme.

Kjo sjellje është e pranueshme kur fëmija është i vogël, por nëse ai vazhdon ta praktikojë këtë kur të rritet, me shumë mundësi do ta kalojë gjithë jetën duke menduar se duhet të jetë gjithmonë përpara të tjerëve.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të vendosni një lloj sinjali, falë të cilit ai do të kuptojë se duhet të presë pak. Mund të jetë vënia e dorës në shpatull apo të ngjashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat