A është vërtet i mirë aplikimi i vajit në flokë?

Life style

A është vërtet i mirë aplikimi i vajit në flokë?

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Aplikimi i vajit në flokë është metodë antike, e cila thuhet se është përdorur që në Egjipitin e lashtë për të zbutur e parfumosur flokun dhe skalpin.

Trashëgimia e kësaj metode vazhdon edhe sot, me efekte të konfirmuara të cilat arrijnë deri në veprim anti-bakterial prej përzierjes së vajrave vegjetalë dhe esencialë.

Tek të parët hyjnë: vaji i arganit, i ullirit, i kastorit, bajames dhe farave. Ndërsa tek esencialët sugjerohen: vaji i rosmarinës, i mentes, livandos dhe i pemës së çajit. Por, është shumë e rëndësishme që çdo vaj që do përdorni të ketë përpunim dhe të jetë për kozmetikë, përndryshe dëmet mund të bëhen të pariparueshme.

A është vërtet i mirë aplikimi i vajit në flokë?

Trikologjistia Silvia Cecchinato thekson për Cosmoplitan.it se nëse nis të përdorësh vajra, askush nuk duhet të presë të shohë mrekulli si ato që reklamohen online.

“Flokët rriten nëse ka një predispozitë gjenetike për të ndodhur dhe nëse nuk ka probleme me folikualt. Vaji ndihmon në rigjenerim dhe rënien e flokëve, por edhe në këtë pikë, studimet që janë bërë nuk janë plotësisht të qarta”, thotë Silvia.

“Aplikimi i vajit në flokë nuk është një praktikë që duhet ndjekur nga të gjithë”, shpjegon më tej ajo.

“Në fakt, përzierja e vajrave në mënyrë të gabuar mund të irritojë lëkurën. Megjithatë, kur vendos ta aplikosh, duhet vetëm 1 herë në javë, nuk duhet mbajtur më shumë se 4 orë dhe aplikimi duhet bërë në flokë të thatë para larjes”, këshillon Cecchinato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat