A e dini se portokallia ikonike e Hermes-it lindi si një domosdoshmëri lufte?

Life style

A e dini se portokallia ikonike e Hermes-it lindi si një domosdoshmëri lufte?

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 19:15
Ilustrim

Kutitë dhe çantat e famshme Hermès, të njohura botërisht për ngjyrën e tyre portokalli, tani përbëjnë një tipar dallues të Maison-it. Megjithatë, historia pas kësaj ngjyre është shumë më praktike nga sa mund të prisni. Jo, nuk është një gjenialitet apo një mendim vizionar, por një nevojë reale që lindi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Fillimisht, Emile Maurice Hermès, nipi i themeluesit të markës Thierry Hermès, kishte zgjedhur kremin si ngjyrën kryesore të Maiso-itn, për shkak të ngjashmërisë së saj me lëkurën, por, rreth vitit 1935, ngjyra e kutisë pësoi një transformim duke u bërë më e ngjashme me një të verdhë të errët, pothuajse mustardë.

Megjithatë, një ndryshim më i qartë në ngjyrë ndodhi rreth vitit 1945, për shkak të mungesave të shkaktuara nga konflikti i vazhdueshëm. Gjetja e kutive tipike, në fakt, u bë më e ndërlikuar, por një nga ngjyrat e disponueshme nga furnitorët ishte portokallia.

E ngrohtë dhe e gjallë, si trashëgimia e markës, e ndërtuar gjithashtu mbi mjeshtërinë e lëkurës, kjo ngjyrë, të cilën në atë kohë asnjë kompani nuk e donte për paketimin e saj, kontribuoi në ndryshimin e ikonës së Hermès përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat