Këshilla të rëndësishme udhëtimi - pse duhet t’i mbani të mbyllura perdet e dhomave të hotelit

Life style

Këshilla të rëndësishme udhëtimi - pse duhet t’i mbani të mbyllura perdet e dhomave të hotelit

Më: 16 mars 2024 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Koha e pushimeve dhe e udhëtimeve po afron, ndaj hetuesi i agjencisë britanike “Bond Rees” vendosi të ndajë këshilla të rëndësishme udhëtimi.

Ai u bëri thirrje turistëve që të jenë vigjilentë edhe kur qëndrojnë në hotel, sepse hajdutët janë gjithmonë në përgjum dhe dalja jashtë vendit sjell rreziqe të caktuara.

Aaron Bond shprehet se perdet e dhomave të hotelit duhet të mbahen të mbyllura, sepse nuk dëshironi t’ua “reklamoni” pronën tuaj hajdutëve që përgjojnë në hije.

Kjo vlen për dhomat që nuk janë të mbrojtura nga sytë kureshtarë (ato mund të shihen nga dhomat e tjera ose nga hoteli), dhe veçanërisht në katet e poshtme, transmeton mirror.co.uk.

Në të njëjtën kohë, nëse nuk ndiheni të sigurt dhe ju është dhënë një dhomë në një kat të caktuar, duhet të kërkoni që të zhvendoseni. Preferohet ndërmjet katit të tretë dhe të pestë.

“Turistët mund të ekspozohen ndaj rrezikut të vjedhjes, veçanërisht nëse siguria e hotelit nuk është e mirë”, tha Bond.

Perdet e tërhequra i pengojnë sytë kureshtarë të dinë kur hyni dhe dilni, shtoi ai.

Eksperti tregon se nuk duhet të flisni kurrë për planet tuaja në publik, veçanërisht jo me ton të lartë.

Turistët në akomodime private duhet të kontrollojnë se nuk ka kamera të fshehta. Kjo tingëllon si një triller spiun, por Bond thotë se është i rëndësishëm.

“Kamera të fshehta mund të jenë shumë të vogla dhe mund të vendosen kudo në dhomë”, paralajmëroi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat