​Femrat nuk duhet të flenë kurrë me TV ndezur, kjo është arsyeja

Life style

​Femrat nuk duhet të flenë kurrë me TV ndezur, kjo është arsyeja

Më: 16 mars 2024 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Shumicës prej nesh kjo i ka ndodhur të paktën një herë - na ka zënë gjumi para televizorit. Për disa, madje është bërë zakon, dhe pothuajse çdo natë bien në gjumë në divan në vend të shtratit - ose i zë gjumi me televizor ndezur. Ndoshta nuk e dini, por kjo lloj praktike nuk është e mirë për shëndetin tuaj.

Sipas një studimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Bethesda, Maryland - SHBA, gratë që shpesh bien në gjumë para televizorit kanë rrezik më të lartë për të qenë mbipeshë.

Pjesëmarrësit e këtij hulumtimi, nga mosha 35-74 vjeç, iu përgjigjën pyetjeve rreth zakoneve të gjumit: a bien shpesh në gjumë para televizorit, a i lënë dritat ndezur gjatë natës dhe a flenë në errësirë të plotë. Është matur edhe indeksi i masës trupore të subjekteve të hulumtimit. Të njëjtat matje u kryen pesë vjet pas përfundimit të hulumtimit për të krahasuar rezultatet.

Studimi tregoi se gratë që flinin me drita ndezur ose televizor kishin 17 për qind më shumë gjasa të shtonin rreth pesë kilogramë ose më shumë gjatë pesë vjetëve, krahasuar me gratë që flinin në errësirë të plotë. Në të njëjtën kohë, një dritë e vogël e natës në dhomën e gjumit nuk ndikoi në rezultatet.

Shkencëtarët kanë zbuluar se shkaku i rezultateve të tilla qëndron te hormonet. Drita artificiale si ajo e ekranit mund të ndryshojë nivelin e hormoneve në trup dhe në të njëjtën kohë ndikon në procese tjera biologjike që rrisin rrezikun e obezitetit. Thënë thjesht, cilësia e pamjaftueshme dhe pushimi gjatë natës nënkupton shtim më të shpejtë në peshë. Obeziteti sjell një sërë problemesh shëndetësore dhe rrezikun e disa sëmundjeve të rënda.

Kjo është një arsye shumë e rëndësishme pse duhet të kujdeseni që të mos bini në gjumë para televizorit dhe në fund të adoptoni zakone të shëndetshme për të fjetur dhe për të shkuar në shtrat. Nëse nuk dini si t'i jepni fund këtij zakoni të dëmshëm, këtu janë disa këshilla të thjeshta që mund t'ju ndihmojnë:

Rostiçeri i shëndetshëm - patate të skuqura, kokoshka, biskota - shumë karbohidrate që shpesh i konsumojmë gjatë shikimit të një filmi ose një serie të preferuar do të na ngadalësojnë më tej dhe do të na vënë në gjumë. Në vend të kësaj, zgjidhni ushqime të shëndetshme si fara, fruta ose arra.

Ngrihuni dhe shtrihuni - sapo të ndjeni se po ju zë gjumi gjithnjë e më shumë dhe se është e vështirë për ju të ndiqni filma ose seriale, ngrihuni, ecni përreth dhe bëni disa ushtrime të thjeshta shtrirjeje për t'u zgjuar. Hapni dritaren dhe merrni frymë thellë me ajër të pastër në mbrëmje.

Një aktivitet shtesë - në vend që thjesht të uleni ose, edhe më keq, të shtriheni para televizorit, argëtohuni me një aktivitet tjetër ndërsa shikoni një film. Mund të jetë hekurosje ose manikyr - çdo gjë që do t'ju mbajë zgjuar dhe do t'ju pengojë të bini në gjumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat