Flokëgjatat bëjnë më shumë seks, sipas këtij studimi

Life style

Flokëgjatat bëjnë më shumë seks, sipas këtij studimi

Më: 22 mars 2024 Në ora: 23:16
Ilustrim

Një studim i ri i publikuar në revistën akademike “Evolutionary Psychology”, zbuloi një detaj të ri në lidhje me atë që ndodh brenda dhomës së gjumit mes femrave me flokë të gjatë dhe atyre me flokë të shkurtra

Imazhi i një gruaje ideale me flokë të gjatë dhe të butë është ai që projektohet në sytë e burrave.

“Përshkrime të tilla i bëjnë ato të duken më joshëse për këndvështirmin e burrave për gjithë feminitetin në përgjithësi,” thotë Jeong Eun Cheon, drejtues i studimit.

Për të zbuluar nëse flokët e një gruaje kishin ndikim në aktivitetet e saj në dhomën e gjumit, ekipi rekrutoi 204 çifte të martuara heteroseksuale, duke i pyetur ata për cilësinë e flokëve, gjatësinë, tërheqjen, dëshirën, shpeshtësinë dhe kënaqësinë seksuale.

“Burrat i shohin gratë me flokë më të gjata si më tërheqëse, gjë që si pasojë rezultoi në rritjen e dëshirës seksuale te partnerët”, thanë përfaqësues të ekipit.

“Kjo dëshirë e rritur seksuale u shoqërua me shans më të lartë për marrëdhënie seksuale më të shpeshta brenda çifteve.”

Pra, ndërsa ky mund të jetë një lajm i mirëpritur për gocat me flokë të gjatë, akademikët pranuan se duhet bërë më shumë kërkime, citon Anabel.

Kërkimet e ardhshme duhet të eksplorojnë sesi rëndësia e gjatësisë së flokëve mund të ndryshojë aktin seksual te gratë dhe çiftet në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat