Llojet e dhimbjeve që nuk janë normale gjatë menstruacioneve

Life style

Llojet e dhimbjeve që nuk janë normale gjatë menstruacioneve

Më: 11 prill 2024 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Çdo muaj, trupi lëshon një fluks hormonesh që quhet prostaglandina, të cilat bëjnë që mitra të shtrydhet dhe tkurret për të hequr mukozën e saj. Kontraksionet mund të shkaktojnë ngërçe në të gjithë barkun, madje edhe dhimbje dhe inflamacion. Por, cilat janë katër llojet e dhimbjeve që nuk janë normale gjatë ciklit? Gjatë menstruacioneve, gratë kanë gjakderdhje zakonisht nga tre deri në shtatë ditë, ku dy ditët e para janë më të rëndat.

Nëse keni gjakderdhje më shumë se tetë ditë, mund të keni një problem të shëndetit riprodhues. Mund të jetë një tregues i fibroideve, të cilat janë tumore beninje në mitër dhe në raste të rralla, gjakderdhja e parregullt mund të jetë shenjë e kancerit të mitrës. Dhimbjet normale që nuk krijojnë pengesë gjatë përditshmërisë mund të kalohen me disa ilaçe qetësuese.

Por, kur ato bëhen të papërballueshme, ju duhet të lini një takim me mjekun. Nëse dhimbja bëhet e fortë, kjo mund të jetë shenjë e një urgjence, nga problemet e vezoreve te një shtatzëni jashtë mitre. Një tjetër ‘flamur i kuq’ është dhimbja jociklike e legenit, pra një dhimbje ose rreth barkut, ose rreth legenit që ndodh edhe kur nuk jeni me menstruacione. Kjo ndodh për shkak të ekspozimit ndaj periodave të dhimbshme, për shkak të endometriozës.

Njëherësh, muskujt përreth zonës mund të bëhen gjithashtu hiperaktivë, duke shkaktuar dhimbje edhe kur nuk jeni me menstruacione. Mjekja obstetre Gabrielle Whitmore thotë se këto shenja lidhje me çështje të tilla si kapsllëku, infeksion i traktit urinar ose, në rastin e seksit të dhimbshëm, spazma muskulore ose nerva tepër të ndjeshme. Në raste më të rënda, shkak mund të jetë endometrioza, e cila fillon dhe rritet në fshikëz ose në zorrën e trashë duket sjellë shqetësimet e mësipërme.

Rikujtojmë, se dy studime të fundit morën skanime të hollësishme të trurit të grave në periudha të shumta gjatë ciklit menstrual, duke zbuluar se vëllimi ose trashësia e zonave të caktuara ndryshon në sinkron me nivelet e hormoneve. Rajonet e trurit të theksuara nga të dy studimet janë ato të sistemit limbik, një grup strukturash të trurit që rregullojnë emocionet, kujtesën dhe sjelljen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat