Si të flirtoni me mesazhe sipas ekspertes së takimeve

Life style

Si të flirtoni me mesazhe sipas ekspertes së takimeve

Më: 11 prill 2024 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Kur gjithçka është dixhitale, të kuptuarit se si të flirtosh me mesazhe me tekst është në thelb një domosdoshmëri nëse dëshiron të kesh vëmendjen e dikujt. Megjithëse dërgimi i mesazheve është një mënyrë e shpejtë dhe e përshtatshme për të komunikuar, të mësuarit se si të flirtoni me tekst është një formë arti që padyshim kërkon aftësi.

Tara Suwinyattichaiporn, eksperte takimesh dhe pedagoge e seksit dhe marrëdhënieve në “California State University” jep disa këshilla.

-Merrini gjërat me qetësi

Nervozizmi është i zakonshëm në çdo situatë, sidomos kur bëhet fjalë për një njohje të re. Një tekst sa më pak stresues dhe më shumë relaksues është tregues i një qasjeje të pëlqyeshme ndaj njohjes së re. Thjesht, argëtohuni më shumë!

-Shkruani me doza besimi

Besimi në çdo formë është tërheqës. Kur dikush është i/e sigurt dhe i/e fortë në qasjen e tij/saj kur flirton me një tekst, është më e lehtë të lexosh midis rreshtave dhe të përcaktosh se cilat janë qëllimet e tij/saj të vërteta. Mund ta merrni ju i/e para hapin, pasi kështu tregoni që keni më shumë besim te vetja, por edhe personi me të cilin/ën mendoni të nisni një romancë të re.

-Mos u tregoni mendjemëdhenj

Vetëbesimi është padyshim një tipar tërheqës, por ekziston një kufi shumë i hollë midis të qenit i/e sigurt në vetvete dhe mendjemadh/e. Kur bëhet fjalë për të ditur se si të flirtoni me mesazhe, ekspertja këshillon se të qenit arrogant dhe mendjemadh/e nuk është qasja e duhur.

-Merrni kohën e duhur

Shumë njerëz kanë një kohë të caktuar kur i dedikohen telefonit, mesazheve etj. Ndaj, nëse doni ta bëni të besueshëm flirtin tuaj, pa i komplikuar gjërat, shkruani ose në mëngjes herët ose në mbrëmje. Gjatë ditës njerëzit janë të zënë me plot angazhime mes punës, projekte dhe ndoshta nuk kanë kohën e duhur për t’ju kthyer përgjigje.

-Mos kaloni direkt në mesazhe me përmbajtje seksi

Disa njerëz mund të hidhen direkt në idenë e seksit. Megjithatë, kur flirtoni me tekst, njerëzit ndihen disi të lodhur nga nxitimi për të folur seksualisht me personin tjetër, ndaj lëreni për një fazë më të vonë aspektin seksual në prag të një njohjeje të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat