Të prezantojmë me mënyrën e re për të krijuar lidhje romantike

Life style

Të prezantojmë me mënyrën e re për të krijuar lidhje romantike

Më: 12 prill 2024 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Interneti po promovon një mënyrë të re për të mbajtur nën kontroll jetën tënde romantike duke shpërndarë idenë e krijimit të një liste të dhënash. Me anë të saj, trajnuesit e lidhjeve premtojnë se do të argëtohesh, por do ruash edhe të dhënat që të duhen për takimet e tua.

Duke folur nga ana praktike dhe logjistike, me anë të kësaj metode, ti ruan të dhënat kryesore të takimeve dhe më tej e përdor si ditar për të kuptuar, analizuar dhe reflektuar mbi zgjedhjet e tua romantike, të finalizuara me një lidhje ose jo.

Disa shpresojnë se këto të dhëna do i ndihmojnë të mos bëjnë zgjedhje të gabuara, ose të përsërisin sjellje të nxituara.

Për më tepër, nëse të ka ndodhur të kesh disa takime të këqija, kjo listë të dhënash të ndihmon të parandalosh eksperienca akoma më të sikletshme.

Filozofia kryesore mbetet: Le t’i kthejmë eksperiencat romantike në ndihmë të rritjes personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat