Dy fraza që s’duhet t’ia thoni kurrë fëmijëve!

Life style

Dy fraza që s’duhet t’ia thoni kurrë fëmijëve!

Më: 12 prill 2024 Në ora: 23:13
Ilustrim

Mbështetja e një fëmije të rritur nuk përfshin vetëm empatinë, por edhe bashkëbisedimin, që krijon besim dhe mirëkuptim. Fjalët kanë impakt, ndaj duhen zgjedhur fjalë që ngrenë moralin dhe jo fjalë që të zhysin edhe më shumë në vështirësi.

Ja cilat janë dy fraza që nuk duhet t’ia thoni kurrsesi një fëmije të rritur:

Më ke zhgënjyer

Në çastin që ju i thoni diçka të tillë fëmijës suaj, nuk do të bëni gjë tjetër veçse do t’i lëndoni, duke çuar në prishjen e marrëdhënies prind-fëmijë. Është me rëndësi të pranohet se të gjithë përballen me sfida dhe pengesa në një çast të caktuar të jetës.

Në vend që të shprehin se janë të zhgënjyer, prindërit duhet të tregojnë se janë aty për fëmijën e tyre për t’i mbështetur.

Duke shmangur fjalët e ashpra dhe kritikat, prindërit ndihmojnë në fuqizimin e fëmijëve për të kapërcyer pengesat dhe të rriten nga përvojat që kalojnë.

Të paralajmërova

Rrugëtimi i çdo personi është unik dhe asnjëherë linear. Inkurajimi dhe siguria janë qasje më konstruktive, duke përforcuar idenë se nuk është kurrë vonë për të kërkuar ndihmë ose për t’u rritur.

Në vend që të thoni: ‘Të paralajmërova’, duke krijuar pakënaqësi dhe duke thyer besimin e fëmijëve, është më e dobishme të përqendroheni në gjetjen e zgjidhjeve dhe dhënien e udhëzimeve për çastin aktual.

Komunikimi efektiv përfshin njohjen e përpjekjeve të fëmijëve dhe motivimi. Ja disa fraza që duhen thënë:

Shihe si një mundësi mësimi në vend që të dënosh veten.
2. E kuptoj sa të shqetëson kjo gjë, por le të gjejmë një zgjidhje së bashku.
3. Ke shkelur në dërrasë të kalbur, por hajde të gjejmë si ta kalojmë së bashku.
Si përfundim, mbani mend se mënyra si komunikoni me fëmijët e rritur ndikon në mirëqenien e tyre. Një gjuhë inkurajuese, i ndihmon prindërit të krijojnë marrëdhënie të forta me fëmijët dhe t’i ndihmojnë ata të kalojnë vështirësitë që hasin në jetë. Krijimi i një mjedisi të sigurt dhe mbështetës është çelësi për fuqizimin e fëmijëve për të kapërcyer pengesat dhe për t’ia dalë në jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat