Ke një partner dominant/e në krah? Ja nga çfarë duhet të kesh kujdes

Life style

Ke një partner dominant/e në krah? Ja nga çfarë duhet të kesh kujdes

Më: 27 prill 2024 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Të eksplorosh marrëdhënien intime me partnerin është gjithmonë një “Po” e madhe, por kur ke një partner dominant ka edhe disa gjëra nga të cilat duhet të ruhesh.

Dominanca në shtrat mund të jetë e bukur, mbase të krijon kushtet për seksin më të mirë të jetës, por studiuesit e thonë se duhet të bësh dallimin mes dikujt që po sillet keq dhe atij që është dominant.

Bëj kujdes nëse partneri/rja është shumë kontrollues jashtë dhomës së gjumit

Ka raste kur dominanca në seks, kalon përtej saj dhe mund të kesh përballë një njeri që do të kontrollojë shumë nga lëvizjet e tua.

Mos paguaj ti kur e takon për herë të parë

Disa tipa dominantë (djem) bëjnë sikur duan të paguajnë dhe tregohen këmbëngulës në takimin e parë për të të testuar ty. Nëse ai ofrohet të paguajë, mos e kundërshto.

Personi nuk të pyet për limitet apo dëshirat e tua

Këtu hyjmë prapë në dhomën e gjumit dhe sërish ka disa kleçka. Nëse ke një partner që nuk pyet për dëshirat e tua dhe nuk interesohet për limitet, gjasat janë që nuk ke versionin më të mirë dominant në krah, ndaj bën mirë t’ia mbathësh, para se të përjetosh situata traumatike.

Personi nuk kujdeset për ty pas seksit

Kujdesi pas aktit është gjysma e nevojshme e intimitetit në një raport. Sido të jetë raporti seksual, interesi i shprehur nga dominanti/ja, ka një rol të rëndësishëm në marrëdhënie, edhe sikur ajo të mos jetë serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat