3 shenjat e horoskopit që harxhojnë më shumë para në dasmat e miqve

Life style

3 shenjat e horoskopit që harxhojnë më shumë para në dasmat e miqve

Më: 27 prill 2024 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Sigurisht, nëse ju vjen ftesa e dasmës së mikut/mikeshës suaj, automatikisht kjo do të thotë shpenzim parash. Blerja e një veshjeje të re, rezervimi i hotelit afër vendit ku do të organizohet dasma, grimi, këpucë të reja, çanta e plot shpenzime të tjera ekstra vetëm për ditën më të shënuar në jetën e shokut/shoqes suaj.

Por, cilat janë tre shenjat e horoskopit që shpenzojnë më shumë para për dasmën e miqve të ngushtë? Ja tre prej tyre!

Gaforrja

Gaforret i marrin seriozisht detyrat e tyre si të ftuar special në dasmën e shokut apo shoqes. Sapo marrin vesh lajmin e bukur, të lindurit e kësaj shenje nuk do të ndalojnë së qari deri ditën kur çifti do të ngjitet në altar. Kjo valë emocionesh shpesh frymëzon një Gaforre që të shpenzojë shumë para për festimet e dasmave. Ata zgjedhin menunë më të shtrenjtë dhe më të shijshme, zgjedhin hotelet më luksoze apo veshjet më të mira, ndaj mos u çudisni që Gaforret të “thyejnë” llogarinë e tyre bankare vetëm për një ditë kaq speciale në jetën e mikut/es së tyre.

Luani

Luanët gjithmonë i shohin dasmat e miqve si justifikim për të shpenzuar para. Në momentin që vjen ftesa, ata fillojnë të caktojnë takime te parukieri/ja për flokët, tek estetistja për thonjtë, investojnë në realizmin e një veshjeje në atelier nga stilistë të posaçëm etj.

Luanëve u pëlqen të argëtohen, por si një shenjë e sunduar nga Dielli, ata janë edhe jashtëzakonisht bujarë. Ata duan të harxhojnë paratë e tyre për të bërë miqtë të lumtur në ditën e dasmës.

Ujori

Një Ujor është gjithmonë gati të shpenzojë para për miqtë, veçanërisht kur bëhet fjalë për një ngjarje të madhe si dita e dasmës. Të lindurit e kësaj shenje presin me padurim festimet, nga festa e beqarisë te dasma dhe në vend që të shqetësohen, ata thjesht argëtohen pafund.

Ujorët i shohin dasmat si justifikim të përsosur për të festuar. Ata e kanë mision jete që t’i bëjnë miqtë të ndihen të vlerësuar dhe specialë në ditën më të bukur të jetës, duke shpenzuar para në çdo detaj te vetja, nga pamja e jashtme, veshja, aksesorët, akomodimi në hotele luksoze e deri te 'qokat'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat