800 dollarë xhinset me njollë urine para

Life style

800 dollarë xhinset me njollë urine para

Më: 28 prill 2024 Në ora: 08:23
Ky dizajn hapi pasarelën e JordanLuca për vjeshtë/dimër 2023 në Javën e Modës në Milano

Xhinset e JordanLuca debutuan në pasarelën e prezantimit të koleksionit vjeshtë/dimër 2023. Ato kanë një njollë të errët në zonën e pjesës intime dhe kritikët thonë se duket sikur ai që i mban veshur është lagur.

Xhinset e pazakonta kanë fituar titullin “xhinset me urinë” si rezultat i kritikave në internet.

“S’ke pse të presësh më për të shkuar në banjo, thjesht bëje në brekë dhe thuaj se është dizajni kështu,” shkroi një person në internet, raporton The Sun.

“Pse do i vishte dikush këto?” tha dikush tjetër.

“Çfarë idiotlliku!,” komentoi një përdorues.

“Ti nuk je i paparë nëse nuk urinon në pantallona”, shtoi një tjetër.

Ky dizajn hapi pasarelën e JordanLuca për vjeshtë/dimër 2023 në Javën e Modës në Milano, një koleksion që solli një valë të re për markën e themeluar në vitin 2018 nga Jordan Bowen dhe Luca Marchetto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat