Horoskopi i Paolo Fox, e martë 7 maj 2024: Peshorja e lë të keqen pas, Gaforrja ka pësuar ndryshim të madh

Life style

Horoskopi i Paolo Fox, e martë 7 maj 2024: Peshorja e lë të keqen pas, Gaforrja ka pësuar ndryshim të madh

Më: 7 maj 2024 Në ora: 09:01
Paolo Fox

Lexoni horoskopin e ditës nga Paolo Fox për të zbuluar se çfarë kanë rezervuar yjet për ju: vëzhgimet e sotme astrologjike, e martë 7 maj 2024 për secilën shenjë të zodiakut. Gjithçka për dashurinë, punën, mirëqenien dhe fatin, përkthyer nga noa.al.

Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox, sot yjet do t’ju ftojnë të përjetoni dashurinë në një mënyrë më natyrale dhe spontane. Jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç dëshironi, por kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Lëreni veten dhe do t’i përjetoni marrëdhëniet më paqësore. Në punë do të ketë konfirmime të mira.

Demi: Kalimi i Venusit në shenjë është aq dashamirës sa arrin t’ju bëjë të përtypni dhe lini pas edhe ngjarje të këqija të përjetuara në të kaluarën. Nëse keni rënë në dashuri me dikë, duhet të dilni dhe ta demonstroni atë. Në spektrin e punës, ajo që bëni tani mund të jetë e dobishme për të ardhmen tuaj profesionale.

Binjakët: Ka gjithnjë e më shumë Binjakë që jetojnë nga dita në ditë një histori dashurie ose që e gjejnë veten duke debatuar me partnerin/en e tyre. Në fund të muajit Afërdita do të hyjë në shenjën tuaj dhe shumë marrëdhënie do të fillojnë të përmirësohen. Në planin e punës duhet të vazhdoni në mënyrë të planifikuar dhe të mos ju sulmojë nxitimi për të mbyllur gjëra shpejt e shpejt.

Gaforrja: Në krahasim me muajin e kaluar, keni ndryshuar shumë. Po rizbuloni pasionin, dëshirën për të dashuruar: e gjitha kjo në sajë të Venusit që është sërish aktiv. Këto janë ditë të vlefshme për të përjetuar një histori të madhe dashurie apo edhe thjesht një aventurë emocionuese. Në punë do të keni konfirmime dhe përgjigje të rëndësishme.

Luani: Sot ndjenjat do të jenë ende në plan të dytë, për shkak të angazhimeve të shumta dhe përgjegjësive në të cilat jeni të përfshirë. Në ditët në vijim do të ketë diskutime, por edhe sqarime me partnerin/en. Në punë, megjithatë, pritet një periudhë konfirmimesh dhe risish interesante, sidomos për ata që punojnë vetë.

Virgjëresha: Siç e parashikon horoskopi i Paolo Fox, sot Afërdita aktive do t’ju ftojë t’i jepni më shumë hapësirë ​​dashurisë. Mundohuni të zgjidhni sa më shpejt një problem në shtëpi. Sa më shumë t’i afroheni fundit të majit, aq më shumë do të keni mundësi të reja pune dhe kontrata për të nënshkruar.

Peshorja: Shyqyr që më e keqja është tani pas jush. Tani e tutje nuk do t’ju duhet më të luftoni me kundërshtimet planetare të prillit. Në dashuri janë të shumtë të lindurit e shenjës që kanë përjetuar një krizë apo një periudhë ndarjeje. Diçka do të ndodhë në punë.

Akrepi: Sot dhe deri në fund të muajit, në dashuri do t’ju duhet të bëni kujdes maksimal. Detyrojeni veten të ruani durimin, edhe nëse jeni të zënë me një mijë punë dhe çështje parash. Mundohuni të mos bëni asnjë hap të rremë: në fund të majit rrota juaj do të fillojë të rrotullohet në drejtimin e duhur.

Shigjetari: Nuk është një periudhë për të pritur siguri dhe garanci, as në dashuri dhe as në punë. Do të duhet të ecni përpara me guxim dhe të rrezikoni, sepse këto yje nuk do të jenë aq qetësues. Por kjo nuk do të thotë se do të duhet të zhytenj në përvoja negative, larg këtyre…

Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox sot do të ndjeni ndikimin pozitiv të Venusit të favorshëm e cila do t’ju bëjë të harroni të gjitha gjërat negative që keni përjetuar deri më tani. Edhe beqarët më të bindur mund të ndryshojnë mendje kur të përballen me një takim të veçantë. Favorizohen projekte të reja pune, kontakte dhe aleanca të reja.

Ujori: Ata që sapo kanë dalë nga problemet serioze të dashurisë do të duhet të bëjnë përpjekje për të ecur përpara. Mos bëni zgjedhje shumë drastike para fundit të muajit. Dëshira për ndryshime në vendin e punës po rritet. Kujdes nga kolegët dhe bashkëpunëtorët që me sjelljen e tyre janë të rremë.

Peshqit: Sot pritet të jetë një tjetër ditë e vlefshme, e ndriçuar nga Jupiteri, Venusi i cili gjithashtu i bashkohet një Hënë në aspektin miqësor. Në dashuri do të jetë vërtet e vështirë të mos kesh ndjenja për dikë, qoftë edhe një person që sapo e ke njohur. Në punë do të favorizohen kontaktet, risitë dhe rikonfirmimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat