10 shprehjet që mund të thotë një nënë toksike

Life style

10 shprehjet që mund të thotë një nënë toksike

Më: 10 maj 2024 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Toksiciteti është i keq në çdo formë të tijën, por kur lidhet me pjesëtarë të familjes lë shije pak më të hidhur. Mund të jetë e vështirë të shpëputesh nga një nënë toksike, që përdor shprehje të caktuara, por ajo që ju duhet të bëni është përcaktimi i disa kufijve të qëndrueshëm.

Një person toksik priret të jetë kontrollues, kërkues, manipulues dhe e përqendron çdo energji te vetja. Por, sidomos mamatë toksike ju bëjnë vazhdimisht të ndiheni keq për veten dhe zgjedhjet tuaja.

Nëse ende keni dyshime për këtë, ja disa shprehje që zakonisht i thotë një nënë toksike.

#1 “Unë nuk e kam thënë kurrë këtë” (edhe kur e ka thënë dhe ti ke fakte)

#2 “Pse nuk mund ta kapërcesh këtë situatë?”

#3 “Je fiks si gjyshja jote”

#4 “Ti ke nevojë që të rritesh dhe të përballesh me këtë gjë”

#5 “Ky është faji yt!”

#6 “Mos ia thuaj babit këtë…”

#7 “Pse kalon më shumë kohë me ta se me mua?”

#8 “Ti duhet të ndahesh nga ai/ajo”

#9 “Epo, askush tjetër nuk e ka problem këtë gjë, vetëm ti”

#10 “Të kam dhënë gjithçka!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat