Edhe pse njerëzit humbin deri në 100 fije floku çdo ditë, nuk vërehet pasi flokët e rinj vazhdojnë të rriten. Problemet lindin kur flokët e rinj nuk zëvendësojnë çfarë kanë rënë ose rriten me një ritëm më të ngadaltë në krahasim me rënien e flokëve. Çfarë e shkakton humbjen e flokëve te burrat?
Rënia e flokëve ndodh kur gjëndrat janë dëmtuar dhe prishin ciklin e rigjenerimit të flokëve. Ekzistojnë disa faktorë që konsiderohen përgjegjës për shkaktimin e rënies së flokëve:
- Gjenetika
- Ndryshimet hormonale dhe stili i jetesës
- Stresi
- Rutinë jo e duhur e kujdesit të flokëve
- Nivele të ulëta të vitaminave dhe proteinave
- Kushte të caktuara mjekësore
- Kimikate që gjendjet te produktet ngjyruese të flokëve
Fatmirësisht, ka disa mënyra për të parandaluar rënien e flokëve.
1. Investoni në produkte të mira për kujdesin e flokëve: Përdorni një shampo kundër rënies së flokëve ose bëni trajnime që kanë për qëllim të luftojnë rënien e flokëve dhe të përmirësojë rritjen e tyre.
2. Bëni pjesë të dietës suaj vitaminat: Vitaminat A, E, B, D dhe vitamina H rrisin shëndetin e përgjithshëm të flokëve, inkurajojnë prodhimin e shëndetshëm të sebumit në lëkurën e kokës, përmirësojnë qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe stimulojnë gjëndrat e flokëve për të prodhuar fije të reja.
3. Rreguloni stilin e jetesës: Stresi është një nga faktorët e rëndësishëm që shkakton rënien e flokëve. Ne e dimë që është më lehtë të thuhet sesa të bëhet, por disa ndryshime në stilin e jetës nuk mund të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm, përfshirë edhe flokët. Mund të filloni duke fjetur mjaftueshëm, duke shmangur alkoolin dhe pirjen e duhanit, duke e bërë ushqimin e shëndetshëm stil jetese, meditoni për të paktën 20 minuta dhe pini shumë ujë.
4. Trajtojini në shtëpi: Vendosja e lëngjeve të qepës, hudhrës ose xhenxhefilit në lëkurën e kokës mund të nxisë rritjen e flokëve. Masazhi i kokës dhe i flokëve me çaj jeshil një ose dy herë në javë mund të zvogëlojë rënien e flokëve.
5. Kërkoni këshillat e ekspertëve: Sapo të vëreni një ndryshim, vizitoni një dermatolog. Ata mund të vlerësojnë gjendjen aktuale të kokës dhe t'ju ndihmojnë të personalizoni rutinën e kujdesit për flokët që është më e përshtatshme për ju.