Mosha është vetëm një numër thonë, por nëse je një grua që po del me një djalë më të ri se vetja, ose ke interes ta bësh së shpejti, do vësh re patjetër disa ndryshime mes jush. Kjo nuk do të thotë se nuk ia vlen ta ndërmarrësh si hap apo se duhet të tërhiqesh, por vetëm duhet të kesh parasysh disa këshilla të parashtruara nga ekspertë të marrëdhënieve.
Sarah Chotkowski, psikoterapiste e licensuar ka dhënë disa arsye pse gratë më të mëdha në moshë e konsiderojnë të dalin me djem më të rinj dhe e kundërta. Bashkë me arsyet, ajo jep edhe disa këshilla për ata që e gjejnë veten në këto raporte.
Sipas Chotkowski, një nga arsyet parësore pse nisin lidhjet me diferencë të konsiderueshme në moshë, është përshtatshmëria seksuale.
“Djemtë më të rinj në moshë kanë tendencën të plotësojnë dëshirat seksuale të grave në moshën e mesme. Kur gratë arrijnë të 40-tat, statistikat tregojnë se kanë dëshirë dhe kohë më shumë për intimitet dhe dëshirat seksuale të tyre rizgjohen. Djemtë më të rinj kanë energjinë dhe dëshirën për t’i ardhur pas çdo dëshire dhe fantazie që ato kanë”, thotë ndër të tjera psikoterapistja.
Një tjetër arsye pse gratë në moshë tërhiqen prej këtyre djemve është fakti se ata që i përkasin gjeneratës Z dhe milenial, janë shumë më mendjehapur dhe e respektojnë më shumë dëshirën seksuale, por edhe feminilitetin e çdo gruaje.
Meqenëse asnjë marrëdhënie nuk është dhe nuk mund të jetë perfekte duhen pasur parasysh disa këshilla edhe në këtë rast:
Djemtë më të rinj mund të kenë prioritete të ndryshme nga ti, ndaj duhet pasur parasysh që të krijohet një marrëdhënie mirëkuptimi që në fillim.
Djemtë më të rinj, kanë më pak barra nga e shkuara sesa ka një grua më e ritur.
Eksperienca e një gruaje është shumë më madhe se sa e një djali më të ri në moshë, ndaj duhet treguar kujdes për peshën që do ketë ajo në marrëdhënie.
Djemtë më të rinj janë shumë më aventurierë, ndaj secila grua që i hyn kësaj marrëdhënieje duhet të njohë mirë veten dhe limitet e saj.
Nëse nis një raport të tillë duhet marrë parasysh se mund të ketë edhe kundërshti nga familja apo miqtë.
Bëjini të qarta gjërat prej fillimit mbi pritshmëritë që keni secili për raportin dhe deri në cilën pikë doni ta testoni, pasi mund të ketë kundërshti mes synimeve të secilit për të ardhmen.