Sa herë e ke lexuar e dëgjuar se ecja është aktiviteti më i mirë fizik dhe fillim i mbarë i ndryshimit për mirë të trupit tënd? Nëse deri tani nuk dije nga ta nisje këtu do të tregojmë menyrën më të suksesshme për të arritur ta kthesh në rutinë ecjen.
Nëse je nga ata njerëz që merr gjithmonë taksinë, makinën, ose autobusin për në punë, por do edhe të ndryshosh stilin e jetësës, të sugjerojmë t’ia nisësh kështu.
Një ditë, kur e ndjen se je në humor për të shmangur gjithë rrugët e shkurtra për të shkuar në shtëpi, tento të ecësh në këmbë. Zgjidh një rrugë disi të bukur për ta bërë veten ta shijojë të ecurën.
Provo vetëm kthimin në këmbë për javën e parë, pasi nevoja për lëvizje e bën më të lehtë zbatimin. Javën e dytë mund të ecësh në këmbë edhe kur të shkosh në punë. Me ritmin tënd, por përpiqu të krijosh një rutinë që mundesh ta zbatosh. Studiuesit thonë se ka më shumë gjasa të arrish me energji në punë pas një ecjeje sesa nëse merr një mjet transporti.
Pas pak javësh nga zbatimi i rutinës së re do vësh re se dyshimet për rutinën e re do jenë zhdukur protësisht, ndaj nuk do të duhet të mendohesh më për ta lënë. Në mbrëmje do jesh më e lodhur (në mënyrë të këndshme) ndaj do flesh më herët dhe shumë me rehat.
Pas një viti me këtë rutinë, trupi do jetë më i fortë, mund të kesh humbur pak kile nëse ke mbajtur edhe regjim, muskujt janë më të fuqishëm dhe nuk ndjen më lodhje letargjike. Ndërsa në aspekt mendor, ecja është një formë terapie për shumë njerëz pasi funksionon si kohë me veten për të reflektuar apo rimenduar situata të caktuar. Për ata që janë më kreativ, ndihmon në krijimtari.