Kjo është arsyeja se përse meshkujt ende kanë frikë nga femrat ambicioze

Life style

Kjo është arsyeja se përse meshkujt ende kanë frikë nga femrat ambicioze

Më: 12 maj 2024 Në ora: 23:13
Ilustrim

Kur Lauren, një inxhiniere mekanike 27 vjeçe, e takoi tanimë ish të dashurin e saj në festival, u dashurua. Ai e bënte të qeshte, seksi ishte i mrekullueshëm dhe ishte intelektualisht stimulues. Mirëpo kur përzgjedhjet e lokaleve u cilësuan si tepër luksoze nga ai, u pyet se sa e kishte rrogën dhe nga momenti që e kuptoi se ajo kishte rrogë shumë më të madhe se ai, filluan problemet.

Ai nuk mund të përballonte faktin se e dashura e tij ishte më produktive dhe më e suksesshme se ai. Ky fenomen është i njohur nga femrat e suksesshme dhe ambicioze që nuk varen nga askush.

Shumë studime tregojnë se kur janë pyetur, meshkujt kanë pohuar se preferojnë të dalin me femra ambicioze mirëpo praktika na tregon të kundërtën prandaj shumë femra e nënvlerësojnë veten qëllimisht që të futen në lidhje.

Kur femrat studente u pyetën për ambiciet e tyre në të ardhmen brenda një grupi tërësisht me femra, ato pohuan se dëshirojnë punë të suksesshme dhe të paguar mirë, me disa ditë udhëtimi dhe me pak orë pune mirëpo kur të njejtat u pyetën para grupit të përzier edhe me meshkujt, përgjigjet ishin se dëshironin punë që i përshtatet nevojave familjare, vende pune me paga më të vogla, por më fleksibile. Kur studimi u përqëndrua tek meshkujt, rezultatet ishin po aq të frikshme për shkak të kundërthënieve të tyre në vete.

Në pyetjen se a do kishin dashur që e dashura e tyre të paguhej më tepër se ata, të gjithë thanë se po mirëpo praktika na tregon të kundërtën. Të gjithë meshkujt thanë se dëshirojnë partnerja e tyre të jetë e suksesshme, gjë që e vërteton një studim tjetër ku thotë se sa më i lartë niveli akademik te mashkulli aq më tepër rritet preferenca për femra të mençura dhe të suksesshme mirëpo në praktikë kjo nuk ndodh.

Meshkujt nuk dinë se çfarë të bëjnë me një femër të panënshtruar, të pavarur dhe intelegjente prandaj edhe preferojnë llojin tjetër që do e nënshtrojnë dhe do e trajnojnë sipas preferencave të tyre.

Psikologët thonë se kur një mashkull e takon sy në sy një femër të suksesshme dhe tërheqëse, ai ndjehet i papërshtatshëm. Nënvetëdija e tij i thotë që të ikë në vend se t`ia kërkojë numrin e telefonit. Thjeshtë, meshkujt e sotëm ndjehen të pasigurtë para femrave të sotme pasi që nuk dinë se si t`i dominojnë ato. Disa psikologë fajin për këtë fenomen ia lënë evolucionit, i cili i ka bërë meshkujt garues dhe ka mbjellur në psikologjinë e tyre se ata janë të vetmit që e sjellin bukën në shtëpi.

Spostim neutral

Disa femrave u ndodh diçka tjetër! Ata nuk ndahen nga partneri por ndahen “përkohësisht: nga ambiciet e tyre, me shpresë se do të mund t`i qasen atyre më vonë. Mirëpo në të shumtën e rasteve, sakrifica harrohet dhe kur të vijë në pah dëshira për ndjekjen e karrierës, femrat përballen me komente të stilit “e kush do e bëjë darkën në shtëpi”.

Gjetja e një “mesi të artë”

Kemi edhe lajme të mira: Ekzistojnë edhe meshkuj që do ju ndihmojnë dhe mbështesin në arritjen e qëllimeve të juaja në karrierë. Kërkoni për mashkull në moshë tuajën apo me pak vite dallim, me interesa të përbashkëta dhe që operon në të njejtin nivel intelektual si ju. Kur të dilni bashkë në fillim të lidhjes, përqendrohuni në detaje pasi nga ato do e kuptoni nëse vërtetë do jeni e lumtur në lidhje. Nëse interesohet për detaje të punës suaj, për qëllimet tuaja, atëherë është i duhuri mirëpo nëse u shmanget atyre bisedave atëherë do keni probleme me të. Më e rëndësishme është që në fillim të lidhjes të kuptoheni dhe të vendosni një sistem funksionimi që nuk do të ngulfaste askënd në lidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat