‘Skuqja e perëndimit’: Tendenca më e lezetshme e grimit

Life style

‘Skuqja e perëndimit’: Tendenca më e lezetshme e grimit

Më: 15 maj 2024 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Frymëzimi për grimin e duhur këtë vit vjen nga perëndimet tipike verore

Trendet e grimit janë kaq të shumta dhe të larmishme sa ndryshojnë pas çdo sezoni. Por, duket se kryefjalë e këtij sezoni, sa i takon mollëzave do të jetë grimi me hashtagun #sunsetblush që po bëhet viral në rrjetet sociale.

Lëkura me shkëlqim me nuancat e portokallisë, roza apo e kuqja e ndezur janë tonet që ju duhen për mollëza më të bukura, që duken gati si të puthura nga dielli.

Nisur edhe nga emri, skuqja e perëndimi do të thotë një gamë ngjyrash të theksuara që imitojnë një perëndim tipik me nuanca nga portokallia te e kuqja.

Grimierja Clarissa Luna thotë se tendencat këtë vit janë një dalje nga dimri i gjatë, ku nuancat mat dhe të ftohta kanë qenë protagoniste.

“Kjo tendencë blush-i shkon drejt ngjyrave të theksuara dhe të ndezura. Pranvera ka ardhur dhe vera është thuajse pas derës.”

Skuqja e diellit duket kaq mahnitëse në të gjitha nuancat e lëkurës.

“Duket si një qasje kaq e lezetshme që i bën të gjitha gocat të shkëlqejnë gjatë ditëve, por edhe netëve të gjata të pranverës dhe verës. E veçanta e këtij trendi është që ju mund të personalizoni llojin e skuqjes së mollëzave sipas ngjyrës së lëkurës tuaj,” vijon Luna.

Ja si ta realizoni grimin e “skuqjes së perëndimit” në mënyrë perfekte:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat