Si t’i pastroni bizhuteritë prej ari si profesionistë

Life style

Si t’i pastroni bizhuteritë prej ari si profesionistë

Më: 17 maj 2024 Në ora: 06:40
Foto ilustrim

Le ta pranojmë që bizhuteritë prej ari janë të bukura dhe me vlerë jo vetëm shpirtërore për disa njerëz, por edhe materiale pse jo. Vështirë se diçka tjetër e zbeh shkëlqimin e një aksesori prej floriri, qoftë një unazë, varëse, byzylykë etj.

Por, nga përdorimi apo ruajtja për një kohë të gjatë në sirtarë, bizhuteritë mund ta humbasin atë shkëlqimin tipik, përfshirë këtu edhe ato të floririt. Ndaj, si për çdo produkt tjetër ka disa mënyra se si t’i pastroni dhe t’i ruani ato përmes disa trukeve që i përdorin profesionistët.

Francesca Kelly është themeluese e një firme bizhuterish, ku çdo aksesorë punohet me dorë nga artizanët. Duket se ajo është eksperte, jo vetëm në finalizimin e bizhuterive të veçanta, por edhe në pjesën e kujdesit për to.

Si t’i pastroni bizhuteritë e floririt

Ekspertja thotë se procedura është shumë e thjeshtë dhe për këtë nuk kërkohen materiale të veçanta, përveçse një cope të butë mikrofibër.

Gjëja më e rëndësishme është të mbani kimikatet jashtë kutisë ku po pastroni aksesorët dhe të shmangni pastrimin me forcë në mënyrë që copa të mos gërvisht sipërfaqen e tyre.

Ja tre hapat e thjeshtë:

▪ Mbushni një tas me ujë. Uji i ngrohtë është më mirë dhe kjo është gjithçka që ju nevojitet. Por, nëse doni më shumë efekt pak sodë buke ose pak ilaç enësh i lëngshëm janë të pranueshme.

▪ Zhysni bizhuteritë e arit në ujë. Lërini aty për disa minuta, por nëse keni aksesorë me pjesë të çara përdorni një kunj me pambuk dhe jeni në rregull.

▪ Hiqni bizhuteritë nga uji dhe thajini me një copë me mikrofibër dhe gati për më shumë shkëlqim.

Sa shpesh duhet të pastrohen bizhuteritë e floririt?

Sipas ekspertes, nuk ka asnjë rregull të shkruar për këtë sepse varet se sa shpesh i vendosni, cilësia e materialit etj. Por, nëse ju shihni që ka filluar t’u zbehet shkëlqimi, atëherë ky është momenti që t’i pastroni sipas udhëzimeve më sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat